• e premte, 13 shtator 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/13 shtator/2024

Shkup  - Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova sot do të jetë prë vizitë në Sofje, ku do të marrë pjesë në operën "Nabuko" të Xhyzepe Verdit, në interpretim të Operës dhe baletit nacional. Në kuadër të vizitës, Siljanovska Davkova në Sofje do të realizojë takim edhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Në delegacionin e Maqedonisë së Veriut do të jetë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov.

Shkup  - Deri sot, sipas paralajmërimeve nga Minsitria e Ekonomisë dhe Punës, duhet të jetë gati shporta konsumatore e vjeshtës me 100 prodhime. Grupi i punës, në të cilin bëjnë pejsë përfaqësues nga ministria e Ekonomisë, Financave dhe Bujqësisë, në bazë të simulimit të kryer, duhet të sjellë propozim - vendim nëse do të ketë ngrirje të çmimeve apo do të kufizohen marzhet prej 5,10 dhe 15 për qind. Propozimi, siç paralajmëroi dje minsitri i Ekonomisë, Besar Durmishi, do t'i parashtrohet Qeverisë javën e ardhshme.

Shkup - Për sot në orën 10:00 është caktuar seancë e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet në të cilën duhet të shqyrtohet Propozim-ligji për hua prej gjysmë miliardë euro nga Qeveria hungareze, e cila do të miratohet me procedurë të shkurtuar. Seancën e caktoi kryetari i Kuvendit Afrim Gashi pasi ishte njoftuar se kryetarja e Komisionit Sanja Lukarevska nuk do të caktojë seancë sepse ligji miratohet me procedurë të shkurtuar. Me seancën e sotme duhet të kryesojë deputeti i VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovski.

Shkup   - Me ftesë të "Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi" dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot do të marrë pjesë në "Forumin e Integrimit Ballkanik 2024" (FIB 2024), i cili prej dje der nesër po mbahet në Podgoricë. Nga Ministria e Çështjeve Evropiane bënë të ditur se Murtezani do të mbajë fjalim në sesionin të titulluar "Shqyrtimi politik dhe teknik i procesit të integrimit në BE të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor", duke u përqëndruar në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, sfidat dhe mundësitë për përparim në këtë rrugë. 

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot në Prilep do të marrë pjesë në ndarjen e certifikatave për arsim fillor të kompletuar dhe për trajnime të vizituara të të kthyerve në shtet, si pjesë e projektit të UNDP-së për përforcim të sistemeve nacionale dhe lokale për mbështetje dhe integrim efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor. Në ngjarje do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i UNDP-së në Maqedoni të Veriut, Armen Grigorian dhe kryetari i komunës së Prilepit, Borçe Jovçeski.

 Shkup  - Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi sot do të qëndrojë për vizitë në Gostivar. Në kuadër të vizitës, ministri Durmishi do të takohet me kryetarin e komunës Valbon Limani, ndërsa do të ketë takim me përfaqësues të odave ekonomike rajonale dhe shoqatave të artizanatit, ku do të prezantojë masat mbështetëse të ofruara nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës.

 Shkup  - Shefi i Shtatmadhorisë të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, nga sot do të qëndrojë për vizitë pune në Pragë. Gjenerali Lafçiski, nesër për herë të parë pas emërimit në detyrën e re, do të marrë pjesë në konferencën e Komitetit Ushtarak të NATO-s, në formatin e shefave të shtatmadhorive, ku është paraparë fjalim i tij në një pjesë të sesioneve.  Autoriteti më i lartë ushtarak i Aleancës së NATO-s, Komiteti Ushtarak në formatin e shefave të shtatmadhorive mblidhet dy herë në vit në selinë e NATO-s në Bruksel, ndërsa një herë në vit në vendet anëtare aleate.

Shkup - Në Bursën e Maqedonisë sot do të mbahet Dita e 5-të e investitorëve. Do të përfshihen Depozituesi Qendrore i Letrave me Vlerë (DQLV), të gjithë dhjetë anëtarët e Bursës, ndërsa nisma mori mbështetje edhe nga Komisioni i Letrave me Vlerë. Në Ditën e Investitorëve, të gjithë personat fizik vendor mund të tregtojnë me aksione në të gjitha segmentet e tregut pa shpenzime të transaksionit që i paguajnë pjesëmarrësit dhe institucionet e autorizuara të tregut.

Manastir - Universiteti "Shën Kliment i Ohrit" nga Manastiri sot dhe të hënën do ta realizojë afatin e dytë të regjistrimit për studentët brucoshë.  Në afatin e dytë të regjistrimit të lira janë 1612 vende, ndërsa prej tyre 697 me kuotë shtetërore, 582 për studime me bashkëfinancim dhe 333 për studentë të çrregullt. Vende të lira ka në të gjitha universitetet dhe në të gjitha drejtimet për studim në Manastir, Skup, Prilep, Ohër, Veles dhe Kërçovë.

 Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të pjesshme dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima. Vende-vende në pjesët perëndimore dhe lindore do të ketë stuhi me reshje të rrëmbyeshme intensive (mbi 20 litra për metër katror), bubullima dhe erë të fortë (mbi 70 kilometra në orë). Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 9 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 22 deri në 28 gradë.

Uashington - Ish-presidenti amerikan dhe kandidat republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Donalld Tramp dje deklaroi se nuk do të marrë pjesë në debatin e dytë me rivalen demokratike, Kamalla Haris para zgjedhjeve të 5 nëntorit. Disa anketa treguan se nënpresidentja aktuale e fitoi Trampin në debat. "Debat të tretë nuk do të ketë", shkroi Tramp në rrjetin e tij social "Truth social" pas pjesëmarrjes në debat kundër presidentit Xho Bajden në qershor dhe Harisit këtë javë.

 Uashington - Kandidatja presidenciale e Partisë Demokratike dhe nënpresidente aktuale amerikane, Kamala Harris, në një tubim partiak në Karolinën e Veriut, një nga shtetet amerikane kyçe për rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit, mbrëmë deklaroi se beson se votuesve u detyrohet edhe për një debat.

Disa anketa të opinionit publik treguan se Harrisi me paraqitjen e saj e mundi kundërkandidatin republikan Donald Trampin në debatin e parë presidencial, transmeton "Zëri i Amerikës". 

 Phenian - Lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong-un ka bërë thirrje për rritjen e numrit të centrifugave për pasurimin e uraniumit për të rritur prodhimin e armëve bërthamore për vetëmbrojtje, njoftuan mediat shtetërore.  Kimi e bëri thirrjen gjatë një vizite në Institutin e Armëve Bërthamore dhe një bazë prodhimi për "materiale bërthamore për armë", njoftoi agjencia e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut.

Uashington  - Rusia e filloi konfliktin në Ukrainë dhe ajo mund ta përfundojë menjëherë, deklaroi kryeministri britanik Kir Starmer, pasi presidenti rus Vladimir Putin mbrëmë tha se Moska do ta konsiderojë gjuajtjen e raketave perëndimore ndaj Rusisë si përshkallëzim serioz të luftës, transmeton Bi-Bi-Si. Starmer sot është në Uashington në biseda me presidentin amerikan Xho Bajden, derisa aleatët e Kievit diskutuan t'i japin leje Ukrainës të gjuajë raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi ndaj objektivave në Rusi.

Teheran  - Persona të armatosur sot kanë vrarë tre kufitarë dhe kanë plagosur edhe një person në pjesën juglindore të Iranit, raportuan mediat shtetërore. Agjencia iraniane Irna njoftoi se personat e armatosur në automobil kanë hapur zjarr ndaj automjetit të rojeve kufitare në rajonin Mirjave, në provincën juglindore Sistan dhe Beluxhistan, në afërsi të kufirit me Pakistanin, me ç'rast humbën jetën dy ushtarë dhe një oficer.

QËNDRONI TË LIDHUR