• e diel, 22 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/ 6 prill/2023

Shkup - Ngrirja e çmimeve nuk do të ndikojë në shpenzimet dhe në të ardhurat e bujqve, por për të gjithë ata që duan të përfitojnë në kurrizin e qytetarëve, vlerësoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski.

Shkup- Grupi punues nga më shumë institucione deri në fund të muajit të ardhshëm duhet të përgatis zgjidhje ligjore me të cilën do të thjeshtësohen procedurat dhe do të hiqen pengesat për fermat që aplikojnë për mjetet nga programet IPA dhe IPARD dhe për kreditë nga bankat.

Shkup- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka takuar shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Uall. Ahmeti e ka falënderuar ambasadorin Uall për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE i jep vendit, ndërsa kanë diskutuar për kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe të sigurisë në botë.

Shkup - E kemi përmbushur premtimin dhe askush nuk ishte lënë vetëm që të përballet me krizën. Ka energji elektrike dhe ka edhe ngrohje qendrore. Çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë nuk është rritur. Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël, për 72.000 kompani të cilat i punësojnë 98 për qind të punëtorëve në shtet u zvogëlua për 20 për qind edhe përkundër të gjitha parashikimeve që vinin nga e gjithë bota. Kjo është vetëm për shkak të prodhimtarisë së rritur të energjisë elektrike në SHA EMV, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencë shtypi, në të cilën u prezentuan të dhënat e Raportit financiar vjetor të SHA EMV për vitin 2022.

Shkup - Drejtori i SHA EMV Vasko Kovaçevski për arsye personale ka dhënë dorëheqje nga funksioni dhe në vendin e tij në seancën e ardhshme të qeverisë do të emërohet, Vasko Stefanov. Informacionin e konfirmoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri kushtuar raportit vjetor të SHA EMV. 

Shkup - Ekonomia e Maqedonisë së Veriut këtë vit do të shënojë rritje nga 2,4 për qind, vitin e ardhshëm prej 2.7, ndërsa në vitin 2025 prej 2.9 për qind, parashikon Banka Botërore në Raportin Ekonomik për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore. Shkalla e inflacionit, nga ana tjetër, këtë vit do të arrijë në 9.3 për qind, në vitin 2024 do të ulet në 3 për qind, ndërsa në vitin 2025 do të jetë 2.0 për qind.

Shkup - Kjo është një kohë lufte mes të maturve dhe radikalëve dhe sa më shpejt lidershipet e majta dhe të djathta të matura dhe qytetarët të njihen me njëri-tjetrin, të bëhen aleatë, aq më shpejt dhe më lehtë do ta shpëtojmë Ballkanin nga shkëndijat e nacionalizmit, të cilat herë pas here e mbulojnë edhe Prespën me tym dhe erë të pakëndshme. Të majtët dhe të djathtët e matur kanë përgjegjësinë të bëjnë thirrje për veprim të përbashkët, thuhet në analizën e ish-kryeministrit Zoran Zaev për revistën “Sfidat”, mbi temën “rezistenca e demokracive”.

Shkup - Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler.

Shkup - "Grupi i zjarrit" nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nga sot edhe zyrtarisht do të veprojë si fraksion brenda partisë. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu në konferencën për media tha se obligohen për të qenë zëri i të gjithë shqiptarëve. 

Shkup - Në Qeveri pasditen e sotme do të mbahet takim koordinues për ngrirjen e çmimeve të frutave dhe perimeve. Takimi është thirrur me kërkesë të kryeministrit ku përveç ministrit të Ekonomisë do të marrin pjesë edhe drejtorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Drejtorisë Doganore dhe Policisë Financiare.

Shkup - Pikërisht kryetari Ahmeti së paku dhjetë herë në të kaluarën lutej që të formonim fraksion brenda BDI-së, por tani u paraqit nevoja për fraksion në Bashkimin Demokratik për Integrim dhe nuk e di se për çfarë arsye ai pikërisht tani u prononcua se nuk do të lejojë formimin e fraksionit, duke e pasur parasysh se çdo ditë promovojnë front evropian, fraksionet janë vlerë evropiane të partive evropiane, ndërsa në qoftë se dëshirojnë edhe më tej të promovojnë front evropian, atëherë nuk do të kenë të drejtë të jenë kundër vlerave evropiane ose kundër franksioneve në BDI, theksoi në konferencën e sotme deputeti i radhëve të BDI-së, Izet Mexhiti, në pyetjen rreth kontestimit të fraksioneve nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Shkup - BDI është parti demokratike që merr vendime me shumicë dhe çdo parti politike e cila dëshmohet si demokratike, do të thotë se duhet të punojë në mënyrë të tillë, ndërsa shumicën dhe vendimet e shumicës i tha kryetari dhe zëdhënësi i partisë zoti Osmani, potencoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, lidhur me pyetjen me deklaratën e fundit të "Grupit të zjarrit" se nuk tërhiqen nga qëllimi të veprojmë si fraksion.

Shkup - Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilën shfuqizohen dispozitat e Ligjit për pagat dhe përfitimet e tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar është përfundimtar dhe duhet të respektohet duke pasur parasysh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare.

Shkup - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot pati takim me Oleg Stefanovski, gjysëmmaturant në shkollën fillore "Brakja Miladinovci" në Shkup, i cili të ardhmen e tij e sheh duke punuar në fushën e teknologjisë informative - komunikuese, si dizajner i lojërave 3D.

Shkup - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka pritur sot ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka, në të cilin u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve, intensifikimin e këtij bashkëpunimi si në kuadër të marëdhënieve bilaterale ashtu dhe në procesin e përbashkët euro-integrues në të cilin Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po ndjekin rrugën e njejtë drejt BE-së dhe dy vendet i presin sfida të përbashkëta në këtë rrugëtim.

Shkup - Fabrika për automjete elektrike në zonën në Tetovë në pajtim me marrëveshjen nuk ka marrë asgjë si ndihmë shtetërore dhe nuk do të marrin ndihmë derisa nuk fillojnë me aktivitete, porositi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Shkup - Për disa javë do të fillojnë aktivitetet fizike të Koridorit 10d në një manifestim në prani të mediave, njoftoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Hagë - Njëri nga komandantët e UÇK-së, Salih Mustafa, i cili është dënuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me 26 vjet burg për krime lufte, rrëmbime, tortura dhe vrasje të civilëve shqiptarë në prill të vitit 1999 në fshatin Zllash, duhet të paguajë gjithsej 207.000 euro dëmshpërblim për viktimat.

Romë - Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni (86) të cilit i është diagnostikuar leukemi është në gjendje stabile dhe sot do të fillojë me hemoterapi. Këtë sot e bëri të ditur një burim i mirëinformuar duke shtuar se ai ka nisur me terapi intensive, raportojnë mediat italiane. 

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski premtoi se në të ardhmen gruri dhe prodhimet e tjera bujqësore të vendit të tij do të transitohen vetëm përmes Polonisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.  Sipas tij, këto prodhime bujqësore nuk duhet që ta destabilizojnë tregun evropian, ndërsa zgjidhja duhet të jetë kontejnerë të mbyllur. 

Moskë - Rusia në Ukrainë ka punë me një regjim jashtëzakonisht mizor, madje edhe ndaj qytetarëve të saj, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putini në një takim në Kremlin me ushtruesin e detyrës së liderit të Republikës Popullore të vetëshpallur të Donjeckut, Denis Pushilini.

Pekin - Franca dhe Kina, gjatë vizitës së sotme të presidentit të Francës, Emanuel Makron në Pekin, i nënshkruan më shumë marrëveshje për bashkëpunim në sferën e energjetikës, veçanërisht energjisë bërthamore dhe me erë, kumtoi Pallati i Eliseut. 

QËNDRONI TË LIDHUR