• e shtunë, 06 korrik 2024
MIA FLESH

15:00/5 korrik/2024

Shkup - Euroambasadori Dejvid Gir thotë se nihilizmi jurudik ndoshta është atraktiv, por jo edhe metoda më efikase lidhur me paralajmërimin e Qeverisë për shpërndarje të Këshillit gjyqësor dhe të Këshillit të prokurorëve publik. Gir në intervistë për "360 gradë" thotë se nuk ka dilema se nevojiten reforma thelbësore në jurisprudencë dhe e përshëdnetë qëllimin e Qeverisë që lëtë ta vendosë si prioritet të lartë, por thekson se ka pasuri të materialit i cili tregon se cilat janë mënyrat për të lëvizur përpara.

Shkup - Ish-zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi sot përmes rrjetit social "Fejsbuk" ka reaguar në publikimin e kryeministrit Hristijan Mickoski për investimin e ri gjermano-belg.  Bytyqi thekson se bëhet fjalë për investim që e ka punuar kabineti i tij. 

Shkup - Kuvendi në seancën e nëntë të sotme plenare  zgjodhi përbërjen e delegacioneve për bashkëpunim parlamentar me institucionet ndërkombëtare.  Për shef të delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) është zgjedhur deputetja Marija Petrushevska, ndërsa për anëtarë Bisera Kostandinovska Stojçevska dhe Bekim Qoku. Zëvendës të tyre janë Marija Miteva, Sanja Llukarevska dhe Sadulla Duraku. 

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, e vizituan Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë në Shkup. Sot pasdite me disa nga të punësuarit dhe me drejtorin Igor Stojkovski biseduan për problemet me të cilat ballafaqohet Klinika, e më pas theksuan se do të kërkojnë zgjidhje të shpejta që qytetarët të kenë shërbim shëndetësor sa më cilësor.

Shkup - Jemi mirënjohës që NATO-ja e njeh Ballkanin Perëndimor si rajon me rëndësi strategjike për Aleancën. Fuqishëm besojmë se vazhdimi i kooridnimit të afërt dhe aktivittet e përbashkëta të NATO-s dhe BE-së në rajon janë me rëndësi thelbësore, fillimisht përmes përshpejtimit të proceseve të integrimit evropian dhe euroatlantik. Kjo është me rëndësi thelbësore për prëforcimin e stabilitetit dhe mbylljen e vakuumit i cili është i përshtatshëm për ndikime destabilizuese nga palë të treta, theksoi sot minsitri i Punëve të Jashtme, TImço Mucunski në mëngjesin e punës të NATO-s në prag të Samitit në Uashington, javën e ardhshme, ku do të shënohet 75-vjetori i themelimit të Aleancës.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski tha se vendosja e kamerave nga sistemi "sejf siti" ëshë drejt përfundimit dhe pret dhe dëshiron që të fillojë të funksionojë nga fillimi i vitit të ardhshëm. "Sejf siti" është projekt me interes krucial për Maqedoninë, fillimisht për Shkupin si qendër, sigurisht për Tetovën dhe Kumanovën. Por, Shkupi është fokusi kryesor, gjysma e Maqedonisë është në Shkup, gjysma e shkeljeve janë në Shkup. Besoj se nëse mundemi të vozisim me shpejtësi të kufizuar në Austri dhe Gjermani, mund të vozisim me shpejtësi të kufizuar edhe në Maqedoni.

Shkup - Kuvendi në seancën e nëntë të sotme plenare  zgjodhi përbërjen e delegacioneve për bashkëpunim parlamentar me institucionet ndërkombëtare.  Për shef të delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) është zgjedhur deputetja Marija Petrushevska, ndërsa për anëtarë Bisera Kostandinovska Stojçevska dhe Bekim Qoku. Zëvendës të tyre janë Marija Miteva, Sanja Llukarevska dhe Sadulla Duraku. 

Shkup -  Drejtoria për të Ardhura Publlike sot informon se 4.767 tatimpagues nuk e kanë paguar dallimin për pagesë shtesë të tatimit mbi të ardhurat personale për vitin 2023, për të cilën afati ligjor ishte 30 qershori.  Në periudhën e ardhshme, siç sot informuan nga DPA, do të kalohet në paralajmërim dhe arkëtim të detyrueshëm të borxheve të papaguara të prapambetura për këto arsye, gjë që do të sjellë shpenzime shtesë në bazë të interesit për vonesë prej 0,03 për qind në ditë dhe një herë taksë e veçantë e njëhershme në procedurën e pagesës së detyruar.

Shkup - Deputetët sot e zgjodhën Marina Dimovskën sekretare e përgjithshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.   Dimovska është e diplomuar në shkenca politike dhe ka magjistruar në shkencat ekonomike në fushën e ekonomisë ndërkombëtare. Ajo punon në Kuvend që nga viti 2009.   Për zëvendëssekretar të përgjithshëm të Kuvendit është zgjedhur Nikolla Gjoshevski, i cili është jurist i diplomuar dhe magjistër në të drejtën e korporatave.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot i ka quajtur "qesharake" akuzat për punësim të pamjaftueshëm të kuadrit shqiptar në institucionet në shtet. Atij sot u pyet  për koment për atë se nga Fronti Europian e akuzojnë se jo vetëm në institucionet shëndetësore, por në përgjithësi ka pasur shumë pak punësime të luadrit shqiptar. 

Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot 05.07.2024 ndau 56 marrëveshje për përkrahje të ngjarjeve lokale dhe panaireve. "Nga viti 2008, përkushtimi ynë për përkrahje të ngjarjeve lokale dhe panaireve është rritur shumë. Ajo që filloi me një shfrytëzues, tani u përhap me 56 marrëveshje të miratuara, duke treguar diversitetin dhe pasurinë e traditave të bujqve tanë", deklaroi Tripunovski.

Shkup - Euroambasadori në largim, Dejvid Gir dhe ambasadorja gjermane, Petra Dreksler në deklaratë për mediumet, të pyetur për të komentuar deklaratën e kryeminsitrit Hristian Mickoski se ambasadorët e huaj po përzihen në punët e brendshme, tha se shpresojnë për vazhdim të dialogut me Qeverinë e re.

Athinë - Procesi i integrimit në BE duhet të përqëndrohet në miratimin e legjislacionit evropian, ndërsa çështjet dypalëshe duhet të trajtohen veçmas, tha ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksandar Shalenberg, në intervistën për gazetën greke "Ta nea", ndërsa paralelisht potencon se konkretisht për Maqedoninë e Veriut, parakushte të qarta janë ndryshimet kushtetuese dhe respektimi i plotë i marrëveshjeve ndërkombëtare, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Bruksel - Kryeministri hungarez, Viktor Orban nuk mori kurfarë mandati nga Këshilli i BE-së për ta vizituar Moskën, ndërsa qëndrimi i tij në kryeqytetin rus do të zhvillohet kryesisht në kuadër të marrëdhënieve bilaterale mes Hungarisë dhe Rusisë, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel.

 Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shpreson se Ukraina mund të bashkohet në Aleancë në dekadën e ardhshme.  "Fuqishëm shpresoj se Ukraina do të jetë aleate", tha ai në intervistën për DPA-në, duke u përgjigjur në pyetjen për mundësinë e zgjerimit të NATO-s në 10 vitet e ardhshme. 

 Londër - Kryeministri britanik Rishi Sunak u largua nga Pallati Bakingemit, ku zyrtarisht i dorëzoi dorëheqjen mbretit Çarls, pas humbjes së Partisë së tij Konservatore në zgjedhjet e djeshme parlamentare.  Ai paralajmëroi se do të largohet edhe nga pozicioni i liderit në Partinë Konservatore.

Moskë - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sot deklaroi se pret që kryeministri hungarez Viktor Orban të flasë për Ukrainën si kryesues i BE-së, pavarësisht kritikave për vizitën e tij nga liderët e BE-së. "E kuptoj që tani keni ardhur jo vetëm si partneri ynë afatgjatë, por edhe si kryetar i Këshillit Evropian", theksoi Putin në fillim të takimit me Orban në Moskë.

QËNDRONI TË LIDHUR