• e shtunë, 21 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

27 mars/ 2024/ 18:00

Shkup - Me pikë demonstruese "Egzercir" në performancë të Gardës së Armatës, promovim të dy pullave postare dhe ndarje të mirënjohjeve për përbërjen ushtarake dhe civile të Armatësh sot para pllajës së Ministrisë së Mbrojtjes është shënuar katërvjetori i anëtarësimit të vendit në NATO dhe 32 vjetori i forimit të Shtabit të përgjithshëm të Armatës.

Shkup - Aneksi i ri i Marrëveshjes me "Sinohidron" kineze për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër i referohet vetëm zgjatjes së afatit për ndërtim, i cili tani propozohet të jetë deri në fund të vitit 2026, ndërsa mjetet financiare për ndërtim mbesin të pandryshuara, gjegjësisht 598 milionë euro, deklaruan për MIA-n nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, pasi Qeveria mbrëmë miratoi Informatat për zgjatjen e afatit për ndërtim dhe ia kaloi ligjin Kuvendit për miratim.

Shkup - Përgatitja e proceseve zgjedhore dhe njohja me situatën aktuale politike në procesin parazgjedhor, ishin në fokus të takimit të përfaqësuesve të delegacionit të Komisionit Ad-hok të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kandidaten për president Gordana Siljanovska Davkova, nënkryetarin e partisë Aleksandar Nikoloski dhe koordinatorin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski.

Shkup - Detyrimi, sulmet kibernetike, infrastruktura joadekuate, pengesat logjistike, fushata dezinformative, secili prej këtyre rreziqeve paraqet kërcënim për besueshmërinë e proceseve zgjedhore, dhe në përballjen me këto rreziqe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) nuk mund të punojë i izoluar, qasja e përbashkët dhe bashkëpunimi i të gjitha palëve relevante të përfshira në procesin zgjedhor është me rëndësi thelbësore, thotë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Shkup - Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot në hapësirat e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, me liderët e partnerëve të koalicionit nënshkroi marrëveshje koalicioni me çka formalisht u formua koalicioni parazgjedhor "Koalicioni për të ardhme evropiane", njoftoi shërbimi për informim i partisë. 

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot shpalli konkurs për pranimin (akomodim dhe ushqim) të studentëve në konviktet publike studentore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2024/2025.

Shkup - Koalicioni "Vlen" sot u ka dhënë ultimatum Zijadin Selës dhe Krenar Llogës që nëse deri të shtunën ndërrojnë mendje dhe i bashkohen atyre, do të marrin vulat e Aleancës për Shqiptarët për paraqitje të pavarur.

Shkup - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot me katër vota "për" dhe dy "kundër" miratoi Udhëzim për mënyrën e konfirmimit të identitetit të votuesit, me të cilin konfirmohet se vetëm një herë do të mund të shkohet në vendvotimet për votim në zgjedhjet e dyfishta më 8 maj - parlamentaret dhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. 

Gostivar - Pas nënshkrimit të koalicionit për Frontin Europian me PDSH-në e Menduh Thaçit, Lëvizjen Populli të Skender Rexhepi Zejd, PDE të Arjanit Hoxhës, sot në Gostivar, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti mbajti konferencë për media, në të cilën u nënshkrua marrëveshja e koalicionit me Bejxhan Iljaz, kryetar i Partisë Demokratike Turke – PDT (TDP).

Athinë - Policia greke dhe Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës e kanë rritur nivelin e kujdesit me intensifikimin e kontrolleve në pikat hyrëse në Greqi, gjegjësisht vendkalimet kufitare, por edhe në qendrat e pranimit për refugjatë dhe emigrantë, pas sulmit terrorist në Moskë, njoftuan mediat greke, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Londër - Nga fillimi i vitit deri dje në Britaninë e Madhe kanë arritur 4.644 azilkërkues, tregojnë të dhënat e publikuara sot nga Ministria britanike e Punëve të Brendshme.

Romë - Këshilli ekzekutiv i Komiteteve olimpike evropiane (KOE) njëzëri e ka zgjedhur Stambollin për nikoqir të Lojërave të katërta evropiane, që do të mbahen në vitin 2027.

Nju Jork – Në vitin 2022, amvisëritë në botë kanë hedhur pa nevojë rreth një miliard vakte në ditë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, të cilat sot e dënuan “tragjedinë” me hudhjen e ushqimit në botë.

Ramallah - Tre persona janë vrarë mbrëmë në operacionet e ushtrisë izraelite në Xhenin në Bregun Perëndimor, njoftoi DPA, duke iu freferuar ushtrisë izraelite.

QËNDRONI TË LIDHUR