• e premte, 12 dhjetor 2025
MIA Flesh

09:00 / 11 dhjetor / 2025

Shkup - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska-Koçoska sot dhe nesër do të marrë pjesë në Samitin ekonomik të Stambollit 2025. Në Samitin do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të qeverive, organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të sektorit afarist dhe komunitetit akademik. Ministrja në hapjen do të mbajë fjalim hyrës me temë "Baraspesha e re dhe bashkëpunimi global", ku do t'i potencojë sfidat aktuale të ekonomisë botërore dhe rëndësinë e ndërtimit të lidhjeve të fuqishme dhe rezistuese ekonomike.

Shkup - Më fjalët hyrëse të mbrojtjes sot në gjykatën në Idrizovë duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u lënduan. Seanca e sotme vazhdon me fjalën hyrëse të mbrojtjes së të akuzuarit të 26-të, Shefket Haziri nga Ministria e Ekonomisë, pasi në seancën e djeshme mbrojtja e të akuzuarve, ish ministrave të ekonomisë dhe drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), mohuan fajësinë dhe kontestuan aktakuzën, duke pretenduar se nuk kanë pasur as autoritet ligjor dhe as fuqi faktike për të ndikuar në epilogun tragjik të zjarrit të shkaktuar nga piroteknika e papërshtatshme për një hapësirë të mbyllur dhe në kundërshtim me ligjin për piroteknikën.

Shkup – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov sot do ta vizitojë Institucionin Kombëtar Muzeu i Shkencave Natyrore – Shkup. Ministri Lutkov, drejtori i përgjithshëm ekzekutiv dhe kryetarja e Këshillit Drejtues të Bankës Stopanska SHA Shkup, Hrisulla Kutudi dhe drejtori i Muzeut, Ivica Zarkadov do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim për modernizimin e muzeut. 

Shkup - "Vizion për reforma për zhvillim të qëndrueshëm dhe shërbime të qasshme për qytetarët"- është tema e konferencës vjetore mbi vetëqeverisjen lokale dhe decentralizimin që do të mbahet sot nën organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Fjalë hyrëse kanë paralajmëruar ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, Drejtoresha ekzekutive e BNJVL-së, Dushica Perishiq, ambasadori i Zvicrës, Kristof Zomer, ambasadori i Suedisë, Ola Sulstrom dhe zëvendës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Ana Çernishova.

Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski po qëndron për vizitë pune dyditore në Kishinau, Republika e Moldavisë. Siç informojnë nga Kabineti i tij, Tripunovski do të realizojë takim bilateral me ministren e Bujqësisë dhe Industrisë Ushqimore të Moldavisë, Ludmilla Çatlabuga.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e mëngjesit do të ketë vranësira të shtuara, të cilat gjatë ditës do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 12 deri në 17 gradë Celsius.

Shkup - Komunikacioni në VK Evzoni (VK Bogorodicë) në mëngjes po zhvillohet normalisht. Në venbkalimet kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftoi LAMM-ja. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa,, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit n akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Bruksel - Ministrat e financave të vendeve anëtare të Eurozonës sot në Bruksel duhet të zgjedhin kryetarin e ri të Evrogrupit. Në garë për këtë pozitë janë zëvendëskryeministri bellg dhe ministri për Buxhet dhe thjeshtimin administrativ, Vinsent Van Petegem dhe minisri grek i Financave, Kirijakos Pierakakis. Të dy vijnë nga radhët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane (EPP) dhe konsiderohen për politikanë me qëndrime konservatore në lidhje me politikat fiskale. Për kryetar të ri të Evrogrupit do të zgjidhet kandidati i cili merr mbështetjen e të paktën 11 prej gjithsej 20-të anëtarëve të tij, për një mandat prej dy vite e gjysmë me të drejtë rizgjedhje. 

Ramallah – Izraeli përsëri e hapi vendkalimin kufitar Alenbi ndërmjet Bregut Perëndimor të okupuar dhe Jordanisë për ndihmë humanitare për Rripin e Gazës, sipas përfaqësuesve izraelitë dhe palestinezë. Vendkalimi ishte mbyllur para më shumë se dy muajve pasi shoferi jordanez i kamionit që sillte ndihmë për Gazën ka qëlluar dhe vrarë dy ushtarë izraelitë para se të vrahet. Dje ishte hapur përsëri, ndërsa 20 kamionë ishin lëshuar që të kalojnë. Alenbi është vendkalimi i vetëm kufitar ndërmjet Jordanisë dhe Bregut Perëndimor. Ai u mundëson palestinezëve që jetojnë në territorin e okupuar nga viti 1967 të shkojnë në Jordani pa pasur nevojë të kalojnë në Izrael. 

Moskë – Kryetari i Moskës, Sergej Sobjanin deklaroi se gjatë natës janë kapur dhe rrëzuar 32 dronë ukrainas që ishin nisur drejt kryeqytetit të Rusisë. Për shkak të sulmeve ukrainase me fluturake pa pilot janë anuluar 24 fluturime nga aeroportet e Moskës. Edhe në pjesë të tjera të Rusisë, përfshirë edhe republikat e Kaukazit, Çeçeni, Oseti Veriore dhe Dagestan ishte dhënë paralajmërim nga sulmet me dronë. 

Bangkok - Nëntë ushtarë tajlandezë u vranë në konfliktet e ripërtërira kufitare me Kamboxhian që nga e diela, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes në Bangkok. "Gjithsej nëntë ushtarë (tanë) janë vrarë deri më tani", deklaroi zëdhënësi i ministrisë, Surasant Kongsiri. Numri i fundit i viktimave i publikuar nga pala tajlandeze ishte pesë, por numri i përgjithshëm i viktimave tani është 19. Autoritetet kamboxhiane kumtuan se ndërmjet 10 të vrarëve kishte fëmijë dhe civil. 

Uashington - Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi një ligj të madh për shpenzimet për mbrojtje. Ligji autorizon administratën e presidentit Donald Tramp të shpenzojë një rekord prej 901 miliardë dollarë për nevojat ushtarake vitin e ardhshëm. Kjo është tetë miliardë dollarë më shumë se sa kërkoi Trampi. Dhoma e Përfaqësuesve dje miratoi ligjin me 312 vota "pro" dhe 112 "kundër". Masa tani shkon në Senat, i cili gjithashtu pritet ta miratojë atë javën e ardhshme. 

Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp, publikoi se sot do të bisedojë me liderët e Tajlandës dhe Kamboxhias, në përpjekje për t'i dhënë fund konflikteve të ripërsëritura kufitare ndërmjet dy vendeve. "Mendoj se duhet të bisedojë me ato nesër", deklaroi Trampi dje para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Një ditë më herët, ai shprehu qëllim të ngjashëm. Të paktën 15 persona u vranë pas konlifteve të ripërsëritura kufitare ndërmjet Tajlandës dhe Kamboxhias gjatë kësaj jave. 

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp ka deklaruar se armata ka sekuestruar një cisternë nafte afër Venezuelës. "Sapo sekuestruam një cisternë pranë brigjeve të Venezuelës - një cisternë të madhe, shumë të madhe, në fakt më e madhja ndonjëherë", deklaroi mbrëmë Trampi, duke shtuar se pret që "të ndodhin gjëra të tjera". Nga ana tjetër, prokurorja e përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi theksoi se cisterna e sekuestruar është pjesë e një "rrjeti të paligjshëm të transportit të naftës që mbështet organizatat e huaja terroriste". Ajo theksoi se cisterna e sekuestruar ishte objekt i sanksioneve nga Venezuela dhe Irani.

Madrid - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola e dha opinionin e tij pas ndeshjes së mbrëmshme të Mançester Sitit kundër Realit në Madrid. "Qytetarët" fituan me rezultatin 2:1 në xhiron e 6-të të Ligës së kampionëve. "Nuk kemi mundur të hyjmë në ritëm derisa nuk e shënuam golin e parë. Për shumë prej lojtarëve, kjo ndeshje ishte e para në 'Santiago Bernabeu'. Ndoshta kjo do të jetë mirë për ne, ndoshta falë kësaj, do të përgatitemi më mirë në shkurt. Reali i Madridit ishte shumë më i mirë se ne në disa periudha. Duhej të vraponim dhe të vraponim...Por, shpesh herë reagonim tepër vonë në disa situata, duke u lënë hapësirë. Por, kjo është në rergull, do të mësojmë. Do ta përmirësojmë lojën tonë në disa segmente", deklaroi Guardiola.

Madrid – Trajneri i Real Madridit, Çabi Alonso ka dhënë përshtypjet e tij për ndeshjen me Mançester Sitin mbrëmë në Ligën e kampionëve. Madrilenët pësuan disfatë në fushën e tyre me rezultat 1:2 pavarësisht se krijoi epërsi me një gol të Rodrigos në minutën e 28-të. "Mendoj se kemi për çka ta fajësojmë veten. E nisëm ndeshjen shumë mirë, por ka raste kur gabimet janë të dhimbshme. Kundërshtari kërcënoi vetëm pas 10 minutash. Në fillim nuk e kontrolluam shumë mirë lojën, por më pas e morëm kontrollin deri në fund, por nuk mund t'i fajësoj lojtarët. Kur je në një situatë delikate, me kaq shumë lëndime, ju bie besimi, kështu që 'Qytetarët' arritën ta ndryshonin shpejt rrjedhën e ndeshjes. Ata janë të fortë. Nuk pësuam shumë gola, por dy golat e tyre ishin të mjaftueshëm për fitoren. Patëm raste, por nuk i shfrytëzuam. Sa i përket të ardhmes sime këtu, nuk varet nga unë. Jam i përqendruar në ndeshjen e ardhshme me Real Madridin, kjo është ajo që ka rëndësi", ka thënë Alonso.

 

QËNDRONI TË LIDHUR