12:00/ 9 janar/ 2025
Sofje – Agjencia për Infrastrukturë Rrugore e Bullgarisë (API) ka pjesërisht faj për aksidentin tragjik të autobusit të “Besa trans” në autostradën Strumë në vitin 2021, në të cilin humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, gjykoi Gjykata e Qarkut në Pernik. Sipas gjykatës, API është përgjegjëse për 10 për qind të dëmit të shkaktuar dhe duhet të urdhërohet që secilit nga paditësit tua paguajë nga 20.000 levë si kompensim për dëm jomaterial. Gjithashtu, pranohen rrethanat se për seksionin nuk është miratuar akti 16 për autostrada dhe për këtë ka status të rrugës së shpejtë, sepse seksioni ishte lëshuar për komunikacion në vitin 2007 në fazën e aktit 15, thuhet në vendimin e gjykatës. Bëhet e ditur edhe se shoferi e kishte vozitur autobusin me 106 kilometra në orë, që është shpejtësia maksimale në seksionin prej 120 kilometrave.
Shkup - Me pasaportën e Maqedonisë pa viza mund të udhëtohet në 129 vende, që e rendit atë në vendin e 40-të sipas indeksit të pasaportave më të fuqishme në botë për vitin 2025, nga kompania konsulente britanike Henley & Partners. Indeksi i "Henley & Partners" është renditja më e shpeshtë e pasaportave dhe bazohet në të dhënat zyrtare nga Asociacioni ndërkombëtar për transport ajror (IATA). Faktori kryesor përcaktues për përcaktimin se sa "e fuqishme" është një pasaportë është se në sa vende mund të hyjë pa vizë. Maqedonia e Veriut ndan vendin e 40-të me Malin e Zi dhe Ishujt Marshall. Vendet më mirë të pozicionuara në rajon janë Greqia në vendin e gjashtë dhe Sllovenia në vendin e 10-të. Kroacia është e 11-ta, Bullgaria e 15-ta, Serbia e 34-ta. Pasaporta e Shqipërisë është në vendin e 43-të, ajo e Bosnje e Hercegovinës në vendin e 44-të dhe e Kosovës në vendin e 63-të.
Bruksel – Vendi mbeti në angazhimet për anëtarësim në BE edhe gjatë vitit 2024, por përparimi i saj në rrugën eurointegruese është kushtëzuar me përmbushjen e kushteve të përcaktuara me Kornizës e bisedimeve, para së gjithash të lidhura me ndryshimet e Kushtetutës. Përballë kësaj, autoritetet e vendit porosisin se “qytetarët maqedonas dhe Maqedonia si shtet e meritojnë vendin e tyre me 27 vendet tjera anëtare të Bashkimit Evropian, meqë i ndajmë të gjitha vlerat, luftojmë për vlerat e njëjta dhe besojmë në ato vlera, e kjo është të jemi të bashkuar në diversitetet”. Megjithatë, në konkluzionet e BE-së për zgjerimin, të miratuara nga mesi i muajit të kaluar, Bashkimi e përshëndeti “përcaktimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, e cila integrimin në Bashkimin Evropian e shpalli qëllim të saj strategjik“, por përkujtoi edhe se vendi ende nuk i ka zbatuar ndryshimet kushtetuese për të cilat është zotuar.
Shkup - Rezervat devizore në fund të dhjetorit 2024 ishin pesë miliardë e 19 milionë euro dhe në krahasim me muajin paraprak shënojnë rritje për 99 milionë euro, kumtoi Banka popullore. Pjesa më e madhe e rezervave devizore janë plasuar në letra me vlerë (70,1 për qind), pas çka vijojnë valutat dhe depozitat (18,8 për qind) dhe ari monetar (11 për qind).
Shkup - Në 24 orët e fundit ka pasur pesë zjarre në qiell të hapur dhe të gjitha janë shuar, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Katër zjarrfikës të Shkupit dje nga ora 16:50 deri në orën 17:40 me një kamion kundër zjarreve kanë shuar mbeturinat e djegura në qarkoren në afërsi të rrugës së Kaçanikut, Komuna e Çuçer Sandevës. QMK informon se dje rreth orës 13 është gjetur një mjet shpërthyes në afërsi të fshatit Krajnici, Komunë e Çashkës.
Shkup – Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Berovë, -3 gradë, ndërsa më së shumti borë ka në Kodër të Diellit, 39 centimetra. Siç informon DPHM, deri në orën 8:30 janë matur -1 gradë në Manastir, 0 Kodër të Diellit, Llazaropolë, 1 Kriva Pallankë, Shtip, 2 Shkup – Petrovec, Strumicë, Kumanovë, Kavadar, Prilep, Pretor, 3 Shkup – Zajçev Rid, Dibër, Tetovë, Ohër, 4 Krushevë, Veles, Vinicë, Hanet e Mavrovës, Demir Kapi, si dhe 8 gradë në Gjevgjeli. Lartësia e shtresës së borës është 27 centimetra në Hanet e Mavrovës dhe 3 në Krushevë.
Ankara - Forcat e armatosura turke janë vënë në gjendje gatishmërie për një operacion të mundshëm ushtarak në Siri kundër militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), njoftoi gazeta turke "Turkije", duke iu referuar burimeve ushtarake. Sipas mediave turke, forcat e armatosura turke së bashku me armatën siriane po planifikojnë një operacion "të madh" ushtarak kundër militantëve të PKK-së, nëse Perëndimi bën "kërkesa të reja". Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dy ditë më parë tha se Ankara u ka vendosur "ultimatum" militantëve të PKK-së në Siri dhe paralajmëroi se nëse thirrjet për negociata injorohen, veprimi ushtarak mund të "bëhet urgjent".
Bruksel – Vendi mbeti në angazhimet për anëtarësim në BE edhe gjatë vitit 2024, por përparimi i saj në rrugën eurointegruese është kushtëzuar me përmbushjen e kushteve të përcaktuara me Kornizës e bisedimeve, para së gjithash të lidhura me ndryshimet e Kushtetutës. Përballë kësaj, autoritetet e vendit porosisin se “qytetarët maqedonas dhe Maqedonia si shtet e meritojnë vendin e tyre me 27 vendet tjera anëtare të Bashkimit Evropian, meqë i ndajmë të gjitha vlerat, luftojmë për vlerat e njëjta dhe besojmë në ato vlera, e kjo është të jemi të bashkuar në diversitetet”. Megjithatë, në konkluzionet e BE-së për zgjerimin, të miratuara nga mesi i muajit të kaluar, Bashkimi e përshëndeti “përcaktimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, e cila integrimin në Bashkimin Evropian e shpalli qëllim të saj strategjik“, por përkujtoi edhe se vendi ende nuk i ka zbatuar ndryshimet kushtetuese për të cilat është zotuar.
Nju-Jork - I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, kumtoi sot se ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guteresh për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së. “Është një nder i madh për mua të takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guteresh. Më pëlqeu biseda jonë për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së dhe vlerësoj njohuritë dhe vlerësimet e tij”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Iks.
Tel Aviv - Ushtria izraelite kumtoi se tre ushtarë izraelitë e kanë humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar në luftimet në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Sipas hetimeve të para të Forcave izraelite të mbrojtjes (IDF), ushtarët janë qëlluar nga një mjet i madh shpërthyes, i vendosur në një tenk gjatë operacioneve në Beit Hanun. Edhe tre ushtarë tjerë izraelitë e kanë humbur jetën, ndërsa disa janë plagosur në luftime të ndara gjatë dy ditëve të kaluara. Në luftimet e deritanishme me Hamasin në Rripin e Gazës, sipas të dhënave zyrtare, Izraeli ka humbur gjithsej 401 ushtarë.
Gazë - Përfaqësues të Hamasit në Gazë pohojnë se të paktën 12 persona, mes të cilëve tre vajza, u vranë në sulmet e sotme ajrore izraelite. Sipas Mbrojtjes civile të Gazës, tre vajza dhe babai i tyre u vranë kur shtëpia e tyre në kampin e refugjatëve Nusejrat në qendër të Gazës u godit në një sulm. Në një sulm të veçantë, tetë persona u vranë kur shtëpia e tyre u godit në qytetin Xhabalia, në pjesën veriore të Gazës.
Londër – Uest Hemi sot e emëroi Gream Poterin trajner kryesor të ekipit, është bërë e ditur në ueb-faqen e klubit të Ligës së Parë nga Londra. Poteri 49-vjeçar e zëvendësoi Hulen Lopetegin në këtë pozitë. Dje spanjolli bashkë me shtabin e tij u largua nga Uest Hemi. Kontrata e Poterit me “Çekanët” është për dy vjet e gjysmë. “Uest Hem Junajted me kënaqësi e pret Gream Poterin si trajner të ri të klubit. Menaxher i respektuar lartë dhe i kërkuar. Poteri e pret mundësinë e vërtetë pasi u largua nga funksioni i tij i fundit në Çellzi në prill të vitit 2023. Ai u zgjodh njëzëri nga bordi që ta dërgojë klubin përpara në përputhje me qëllimet dhe ambiciet e tij”, thuhet në kumtesën e klubit.