• e premte, 10 janar 2025
MIA Flesh

18:00/9 janar/2025

Shkup - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, sot e pranoi ftesën e Kreut ttë Kishës ortodokse maqedonase - Arqipeshkvit të Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefanit, të jetë pjesë e festimit dhe tryezës festive me rastin e ditës së emrit të tij - festës së martirit të shenjtë, kryedhjakut Stefan. "Krahas urimeve të sinqerta, ajo i dëshiroi shëndet të mirë dhe shfaqi shpresë për kryerje të mëtutjeshme me sukses të misionit të rëndësishëm të gardianit shpirtëror dhe prijësit të Kishës ortodokse maqedonase - Arqipeshkvisë së Ohrit", kumtuan nga Kabineti i presidentes.

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot në pyetjen e gazetarëve lidhur me Propozim- ligjin për arsimin e mesëm i cili në fund të vitit u tërhoq, theksoi se ka disa nene që duhet të finalizohen. Ajo pret që të jetë gati nga data 20 deri më 25 të këtij muaji dhe më pas të kthehet në Kuvend. "E dini që gjithmonë mundet më mirë. Kemi disa nene që besojmë se duhet t'i finalizojmë dhe pres që Ligji të jetë gati nga data 20 deri më 25 të këtij muaji dhe pastaj ta kthejmë në Kuvend. Në këtë moment jemi duke biseduar me partnerët tanë të koalicionit”, ka thënë Janevska në konferencën e sotme për media.

 Shkup - Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaroi se duhet të ndalet dukuria e përpunumit të porositur të punimeve të magjistraturës dhe doktoratës. Ajo theksoi se Ministria tashmë po punon për vendosjen e standardeve dhe monitorimit në arsimin e lartë dhe vuri në dukje se në disa universitete shtetërore janë hequr titujt e fituar në mënyrë të parregullt dhe janë larguar nga puna persona të caktuar.

Shkup - Arsimi në vitin 2025 do të financohet me buxhet prej 38 miliardë denarë. Më së shumti deri tani , prandaj Qeveria dhe Ministria synojnë të përshpejtojnë procesin e zhvillimit në drejtimin e duhur. Janë parashikuara më shumë para për investime kapitale me të cilët do të mbështesë procesin e optimizimit të rrjetit shkollor, paga më të larta për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë. Standardet e nxënësve dhe studentëve do të avancohen dhe financimi për shkencën pothuajse do të dyfishohet.

Shkup  - Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për diskriminimin e nëxnësit në fshatin Miravcë nga drejtoresha dhe nga kujdestarja e klasës për shkak të frizurës së tij, potencoi se nuk është e njoftuar me rastin, por do të punojnë më tepër në respektimin e të drejtave personale. Ajo informoi se parashikohet riedukim i mësuesve në fusha të respektimit të divergjencave dhe të drejtave të njeriut. Ajo sqaroi se deri më tani në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit nuk ka mbërritur asnjë raportim për këtë rast.

Shkup  - Zëvendësministri dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski dhe Fatmir Sabriu, sot morën pjesë në prezantimin e thirrjes së tretë publike për grante për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal, në kuadër të projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale pranë Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, me mbështetjen e Bankës Botërore. Shërbimet sociale që do të financohen përmes thirrjes, siç informojnë nga Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rinisë,  janë shërbimet në shtëpi dhe shërbimet në komunitet. 

Shkup  - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, dënon, siç thotë, deklaratat irredentiste të kryetarit të partisë së ekstremit të djathtë "Rilindja" të Bullgarisë, Kostadin Kostadinov dhe kërkon reagim dhe dënim nga Sofja dhe nga Bashkimi Evropian. "Dënoj ashpër deklaratat irredentiste të liderit të partisë së ekstremit të djathtë bullgar 'Rilindja', Kostadin Kostadinov, me çka ai cenon sovranitetin dhe dinjitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mohon identitetin e veçantë etnik maqedonas. Mohimi i veçantisë së gjuhës, identitetit dhe historisë maqedonase paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe vlerave themelore të Bashkimit Evropian", thekson Filipçe.

Shkup  -  Në Klinikën  e Fëmijëve sot u promovua pajisja e re -  inkubatorë, bebitermë dhe perfuzorë, të destinuara për Repartin e Neonatologjisë. Pajisja është siguruar me mjete financiare nga kompania "Pekabesko" nga Shkupi. Drejtori i "Pekabesko"-s, Sllobodan Kutrevski, informoi se me rastin e përvjetorit të vitit të kaluar, kompania ka marrë vendim që të ndajë 20 mijë euro për pajisje për fëmijë për blerjen e pajisjeve në atë shumë. 

Shkup - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot ka realizuar takim pune me ambasadorin e Austrisë në Maqedoni, Martin Pamer në të cilën janë konfirmuar lidhjet e mira dypalëshe mes dy vendeve, me theks të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike. Siç njoftuan nga Ministria e Transportit, zëvendëskryeministri Nikolloski i ka prezantuar kushtet për investim në vend, ndërsa është biseduar edhe për thirrjen për linja të reja ajrore që i ka publikuar Ministria, si dhe për mundësinë për ndërlidhje shtesë mes dy vendeve.

Tetovë  - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti pas paralajmërimit të BDI-së se do të iniciojë interpelancë ndaj tij, në përgjigje të kërkesës së gazetarëve tha se është hap demokratik që partia opozitare po e përdorë vetëm për përfitime partiake dhe në kundërshtim me interesat shtetërore. BDI paralajmëroi se do të iniciojë interpelancë për ministrat Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq. "Interpelanca është një mekanizëm demokratik dhe ne mbështesim metoda të tilla demokratike, por për fat të keq, është iniciuar nga një parti jodemokratike e cila tashmë po përballet me probleme të mëdha dhe nga numri i atyre që janë në listën e zezë udhëheqin pikërisht këto struktura dhe në vend që të turpërohen dhe si të bëjnë reforma për të dalë nga kjo gjendje e rëndë, përkundrazi po krijojnë ende tendenca për destabilizimin dhe mjegull vetëm për të shpëtuar nga drejtësia”, ka thënë Mexhiti nga Tetova.

Tetovë - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti nga Tetova porositi se edhe pse po punohet në pajtim me planin e aksionit me masa afatshkurta kundër ndotjes së ajrit, akoma më shumë shoqëria duhet të merret me qasjen më afatgjate, përkatësisht të parandalohen shkaqet, në vend të pasojave. Sipas tij, ndryshimi i mënyrë së ngrohjes është fokusi i masave më afatgjata.

Shkup  - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut kumtoi se "e dënon fuqishëm kumtimin e liderit të partisë politike bullgare Rilindja, Kostadin Kostadinov, dhe deputet aktual në Kuvendin popullor të Bullgarisë, në Fejsbuk, me të cilën shprehë pretendime të qarta territoriale drejt shtetit tonë". "Deklaratat e tilla dashakeqe të personave zyrtarë nga skena politike bullgare janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit, integritetit dhe pavarësisë së shtetit tonë dhe njëkohësisht janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, mospërzierjes së shteteve në punët e tyre të brendshme dhe politikën e ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore", thekson MPJdheTJ në reagim.

Shkup - Sot me thirrjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është mbajtur një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve që kanë detyrime sipas “Planit të Veprimit për Sezonin e Ngrohjes 2024-2025”. Duke pasur parasysh se ekzistojnë kushte reale për shfaqjen e episodeve të përqendrimeve të larta të substancave ndotëse në ajër, takimi koordinues, i udhëhequr nga zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor, Ane Lashkoska dhe kryetarja e Grupit Punues për Ajër të Pastër e MMJPH-së, Besa Tateshi kishte për qëllim që t’i mobilizojë dhe inkurajojë palët e interesuara në përmbushje më konsekuente të detyrimeve.

 Kumanovë  - Qershori, korriku dhe gushti i vitit të kaluar kanë qenë më i frekuentuar në vendkalimin kufitar Tabanoc, tregojnë të dhënat e MPB-së. Në atë kohë kanë hyrë dhe dalë më së shumti shtetas të huaj, ndërsa në janar, maj, tetor dhe dhjetor kanë hyrë dhe kanë dalë më së shumti shtetas të Maqedonisë së Veriut, bënë të ditur nga MPB-ja për MIA-n. Sipas të dhënave të policisë, në janar kanë hyrë dhe kanë dalë gjithsej 162. 758 shtetas të huaj. Në mënyrë standarde qytetarët të cilët që punojnë në vendet e Evropës Perëndimore kthehen atje dhe vitin e kaluar në këtë muaj nga vendi kanë dalë 137.107 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa kanë hyrë 86.839 persona. 

 Ohër - Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit, sipas matjeve të sotme të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, është 693.21 metra mbi nivelin e detit ose 14 centimetra nën mesataren për janar. Gjendja me nivelin negativ të ujit të liqenit  shënon përmirësim të caktuar, pasi në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar niveli i ujit u ul dy centimetra nën minimumin e lejuar të përcaktuar në 693.10 metra.  Megjithatë, lëvizja e nivelit të ujit në liqen ka pasoja negative në shumë aspekte, por më së shumti reflektohet në pjesën bregdetare, e cila është më e rëndësishmja në ekosistemin liqenor.

Bejrut  - Parlamenti libanez sot në rrethin e dytë e zgjodhi komandantin ushtarak, Xhozef Au për president të ri të vendit, lajmëruan mediumet britanike. Gjenerlai Aun (60) e ka mbështetjen e SHBA-së, ndërsa emërimi i tij tregon se ndikimi i hezbollahut në Liban është ulur pas luftës me Izraelin. Aun, gjoja, e ka mbështetjen edhe nga Arabia Saudite, me ndihmë e së cilës, së bashku me atë nga SHBA-ja, Libani do të duhet të kujdeset që Izraeli t'i tërheqë forcat e veta nga pjesa jugore e vendit, siç është paraparë në marrëveshjen paqësore, dhe ta financojë rikontrumin e pas luftës.

Berlin - Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të sigurojë ndihmë ushtarake për Ukrainën madje edhe nëse SHBA-ja e ndalon atë, deklaroi sot shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kalas, e cituar nga mediat franceze. Kalas këtë e deklaroi 11 ditë para presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp që ta ndërmerr funksionin. Njëkohësisht, ajo shprehu bindje se Uashingtoni do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën. "Kushdo që të jetë në krye të SHBA-së, mendoj se nuk është në interes të tyre që Rusia të bëhet forca më e fuqishme në botë", deklaroi para takimit të Grupit të kontaktit të partnerëve në Kiev në bazën ushtarake Ramshtajn në Gjermani.

Moskë  - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sot deklaroi se presidenti rus Vlladimir Putin do ta mirëpresë dëshirën e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp për kontakte, por që deri tani nuk ka ndonjë lëvizje në atë aspekt. “Do të ishte më e përshtatshme të pritej që Trampi të bëjë hapin e parë”, ka thënë Peskovi. Duke komentuar deklaratën e Trampit për Grenlandën dhe Kanadanë ai tha se Arktiku është në zonën e interesave strategjike kombëtare të Rusisë.

Romë - Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni në konferencën vjetore për shtyp në Romë deklaroi se SHBA-ja nuk ka ndër mend "ta aneksojë me dhunë" Grenlandën dhe Kanalin e Panamasë, duke i interpretuar deklaratat e tij si porosi drejt Kinës. "Përjashtoj mundësinë që SHBA-ja, do të aneksojë me dhunë territore në vitet në vijim ... Deklaratat e Trampit fillimisht paraqesin porosi drejt forcave tët jera të mëdha ... Flasim për dy territore ku ndikimi i Kinës shënon rritje në vitet e fundit", theksoi meloni, e cila më 4 janar pati takim me Trampin.

Berlin - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin sot paralajmëroi se SHBA-ja do të dërgojë edhe 500 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën. "Sot do t kumtoj për pako të re të ndihmës pej 500 milionë dollarëve për Ukrainën. Pakoja përfshin raketa për aeroplanë luftarak, pajisje për mirëmbajtje të F-16, sisteme të blinduara dhe armë të vogla dhe municion", tha ostin, duke e hapur takimin e Grupit të kontaktit në bazën ajrore Ramshtajn në Gjermani, transmetojnë mediumet amerikane.

Uashington  - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp sot sërish e ka akuzuar guvernatorin e Kalifornisë, Gevin Njusom për përhapjen e zjarreve pyjore dhe i bëri thirrje që të japë dorëheqje. "Njëra ndër pjesët më të mira dhe më të bukura të SHBA-së digjet deri në themel. (Kalifornia Jugore) po shndërrohet në hi, ndërsa Gevin Njusom duhet të japë dorëheqje", shkroi Tramp në platformën e tij "Truth soshël" (Truth Social).

Berlin - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius sot deklaroi se tubimi i rregullt i aleatëve në bazën ushtarake amerikane Ramshtajn, për shkak të diskutimit për përshpejtim dhe sinkronizim të dërgesave të armëve për Ukrainën, më së miri do të vazhdohet nën kryesimin e SHBA-së, por se Grupi do të sjellë vendime të reja nëse SHBA-ja tërhiqet nga formati. "Nëse ata në SHBA tani vendosin të mos e zgjerojnl këtë format, atëherë ne do të duhet vetë të sjellim vendime", tha Pistorius gjatë tkaimit të Grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, transmetuan mediumet britanike.

 Berlin - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot vlerësoi se vendosja e kontingjenteve ushtarake të vendeve partnere në Ukrainë është një nga mjetet më të mira për ta detyruar Rusinë për paqe. "Franca vitin e kaluar propozoi vendosjen e kontigjenteve nga partnerët në Ukrainë  që të sillet paqe. Është e qartë për të gjithë, deri më sot të gjitha synimet e (Presidentit rus) Vladimir Putin kanë mbetur të njëjta. Ai dëshiron të shkatërrojë plotësisht Ukrainën dhe të na shkatërrojë të gjithëve, dhe për këtë arsye qëllimi ynë është të gjejmë sa më shumë mjete që të jetë e mundur për ta detyruar Rusinë drejt paqes, theksoi Zelenski në fillim të takimit të 25-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që po mbahet në bazën ajrore amerikane Ramshtajn, në Gjermani. 

Romë - Papa Françesku sot i përforcoi kritikat e tij të kohëmëparshme për fushatën ushtarake të Izraelit në Gazë, duke e quajtur situatën humanitare në enklavën palestineze "shumë serioze dhe të turpshme". Në fjalimin vjetor drejtuar diplomatëve të cilin në emër të tij e mbajtu ndihmësi i tij, papa Françesku i përmendi rastet e vdekjes si pasojë e të ftohtit në mes të dimrit në Gazë, ku pothuajse edhe nuk ka rrymë.

Uashington  - Donald Trampi nuk ka ndërmend të bëjë lëshime ndaj Kremlinit dhe qëllimi i tij është të mbrojë Ukrainën, deklaroi mbrëmë gjenerali në pension Kit Kelog, i nominuar për përfaqësues special për Ukrainën në administratën e re të Trampit. "Ai në fakt po përpiqet ta shpëtojë Ukrainën dhe sovranitetin e saj dhe dëshiron të sigurohet që është e drejtë dhe e ndershme, dhe këtë ka deklaruar shumë herë", deklaroi  Kelogu mbrëmë për televizionin "Foks njuz", duke komentuar deklaratat e Trampit në brifingun e tij më 7 janar. 

Uashington - Ceremonia mortore për Presidentin e 39-të të SHBA-së, Xhimi Karter, filloi në Uashington me nderimet më të larta shtetërore sot, në orën 9 të mëngjesit sipas  orës lokale, e ndjekur nga një shërbim i dytë dhe varrimi në qytetin e tij të lindjes, Plajns, Xhorxhia. Në ceremoninë në Uashington marrin pjesë presidenti Xho Bajden, presidenti i zgjedhur Donald Tramp, si edhe ish-presidentët Bill Klinton, Xhporxh. Bush dhe Barak Obama. Presidenti Bajden do të mbajë fjalimin për nder të tij. Trupi i ish-presidentit Karter do të dërgohet në Katedrale nga Kapitoli, ku publiku amerikan ka bërë nderimet e fundit për të që nga e marta.

QËNDRONI TË LIDHUR