MIA Flesh
- Shkup - Duke pasur parasysh qëndrimet aktuale të partive politike parlamentare nga shumica dhe nga opozita, në seancën parlamentare të paraparë për të premten, pritet të refuzohen katër interpelancat për ministrat aktualë iniciuar nga Fronti Evropian, ndërsa për interpelancën e pestë për kryetaren e Komisionit të Punës, Ilire Dauti, disa nga deputetët paralajmërojnë se nesër ose pasnesër do të kenë qëndrimin e tyre. Megjithatë, siç brifojnë deputetët, edhe nëse interpelanca e dorëzuar nga E Majta votohet, Fronti Evropian mund ta propozojë përsëri Dautin dhe ajo të jetë kryetare e të njëjtit organ parlamentar.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:38, 8 janar, 2025
18:00/8 janar/2025
Shkup - Duke pasur parasysh qëndrimet aktuale të partive politike parlamentare nga shumica dhe nga opozita, në seancën parlamentare të paraparë për të premten, pritet të refuzohen katër interpelancat për ministrat aktualë iniciuar nga Fronti Evropian, ndërsa për interpelancën e pestë për kryetaren e Komisionit të Punës, Ilire Dauti, disa nga deputetët paralajmërojnë se nesër ose pasnesër do të kenë qëndrimin e tyre. Megjithatë, siç brifojnë deputetët, edhe nëse interpelanca e dorëzuar nga E Majta votohet, Fronti Evropian mund ta propozojë përsëri Dautin dhe ajo të jetë kryetare e të njëjtit organ parlamentar.
Shkup - Në kushtet e përqendrimeve të shtuara të grimcave të pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra dhe 2,5 mikrometra për metër kub dhe kushteve të pafavorshme atmosferike që kontribuojnë edhe më tej në rritjen e ndotjes së ajrit të ambientit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) u bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente, komunave dhe Qytetit të Shkupit dhe komunave të Qytetit të kryejnë më intensivisht detyrimet e tyre sipas “Planit të Veprimit për sezonin e ngrohjes 2024-2025".
Shkup - Të punësuarit tek Avokati i Shtetit prej sot filluan grevë, duke kërkuar nënshkrim të marrëveshjes kolektive në të cilën do të parashihen shtesa të rrogës në vlerë prej 30 për qind. Nga Sindikata e AOGJSH-së për MIA-n deklaruan se grevë ka në të gjitha zyrtar e Avokatit të shtetit në vend dhe se greva do të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesave. Të martën e ardhshme, më 14 janar, pritet të protestojnë të punësuarit nga disa ministri sepse nuk u janë miratuar 30 për qind shtesë e rrogës. Protesta do të zgjasë gjysmë ore para objekteve të ministrive.
Prishtinë - Komisioni qendror zgjedhor në Kosovë (KQZ) sot i miratoi dizajnin dhe përmbajtjen e fëetëvotimeve për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të caktuara për më 9 shkurt, por për shkak të kundërshtimit të përfaqësuesve të Vetëvendosjes nuk është sjellë vendim për ndarje të mjeteve për fushatë parazgjedhore të subjekteve politike. Drejtori i Drejtorisë për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike, Besnik Buzhala tha se zyra e ka analizuar rekomandimin me të cilin parashihet që mjetet t'u ndahen subjekteve politike prej 1 deri më 9 janar.
Zagreb - Një ditë pas duelit të vetëm të kandidatëve presidencial, në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, presidenti aktual i Republikës në gar[ për edhe një mandat në Pantovçak, Zoran Millanoviq, kumtoi fotografi me kundërkandidatin e tij, Dragan Primorac dhe i porositi qytetarët: Ju e zgjedhni presidentin e Republikës, dhe jo Andrej Plenkoviqi". Në fotografi ka edhe përkujtim se rrethi i dytë zgjedhor do të mbahet më 12 janar. "Dini gjithçka", shkroi Millanoviq në Fejsbuk.
Varshavë - Zgjedhjet presidenciale në Poloni do të mbahen më 18 maj, kumtoi sot kryetari i parlamentit polak, Shimon Holovnja. Ai theksoi se zgjedhjet formalisht do të shpallen të mërkurën, më 15 janar, në bazë të dispozitës ligjore sipas të cilës zgjedhjet nuk mund të mbahen në afat prej 90 ditëve nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme. Gjendja me fatkeqësinë elementare që e vendosi Qeveria pas vërshimeve në shtator të vitit të kaluar është hequr më 16 tetor 2024, ndërsa afati prej 90 ditëve skadon më 14 janar 2025, lajmëroi agjencia PAP.
Bruksel - Pushtimi rus i Ukrainës ka imponuar nevojën që vendet evropiane të rrisin shpenzimet për mbrojtje, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anita Hiper në lidhje me paralajmërimin nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, që do të kërkojë nga anëtaret e NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtje në nivel të pesë për qind të PBB-së.
Bruksel - Bashkimi Evropian nuk dëshiron ta krahasojë situatën aktuale me deklaratat e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp rreth Grenlandës me ngjarjet në Ukrainë para invazionit rus në vitin 2022, deklaroi sot zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo në lidhje me deklaratën e Trampit se nuk do përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake për të marrë kontrollin mbi Kanalin e Panamasë dhe territorin danez të Grenlandës.
Londër - Një numër i madh i universiteteve dhe institucioneve britanike të arsimit të lartë kanë vendosur të reduktojnë përdorimin e tyre të X ose të ndalojnë plotësisht përdorimin e platformës, për shkak të rolit të saj në përhapjen e dezinformatave që nxitën trazirat racore vitin e kaluar. Sipas një sondazhi të kryer nga agjencia Rojters, disa universitete kanë reduktuar në minimum përdorimin e X, ndërsa disa e kanë ndërprerë plotësisht përdorimin e kësaj platforme.
Ramallah - Në 24 orët e fundit, forcat izraelitenë Bregun Perëndimor kanë arrestuar të paktën 45 persona, mes të cilëve dy gra dhe një fëmijë. Komisioni i të Burgosurve dhe Ish të Burgosurve dhe Shoqata e të Burgosurve Palestinezë në një deklaratë të përbashkët theksuan se arrestimet janë kryer në qytetet Hebron, Nablus, Tubas, Tulkarm, Ramallah dhe Jerusalem, ndërsa u pasuan nga bastisje dhe maltretime, sulme dhe kërcënime kundër të burgosurve dhe familjeve të tyre, duke përfshirë vandalizmin dhe shkatërrimin e shtëpive të qytetarëve palestinezë, raportoi agjencia Vafa.
Uashington - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, sot sërish propozoi që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të federal i SHBA-së, duke ndarë hartë në rrjetin e tij Truth Social ku Kanadaja është prezantuar si pjesë e SHBA-së. Tramp publikoi dy fotografi në platformën Truth Social: një me hartë të SHbA-së dhe Kanadasë me mbishkrimin Shtetet e Bashkuara" që i mbulon territoret e dy vendeve, ndërsa tjetrën në të cilën Kanadaja është e mbuluar me flamur amerikan, transmeton Foks Njus.
Abuxha - Rreth 40 persona kanë humbur jetën në një përleshje mes policisë dhe ekstremistëve islamikë në shtetin verilindor të Nigerisë, Borno, njoftoi sot ushtria e atjeshme. Në raport theksohet se në mesin e të vdekurve janë të paktën gjashtë ushtarë dhe 34 ekstremistë. Sipas deklaratës së zëdhënësit të ushtrisë nigeriane, Edvard Buba, kryengritësit kanë qenë të armatosur dhe kanë sulmuar me motoçikleta dhe kamionë, duke kryer një sulm të befasishëm ndaj ushtarëve, të cilët janë kundërpërgjigjur me rezistencë.
Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden konsideron se do të mund ta mposhte ish presidentin Donald Tramp nëse do të kishte qëndruar në garë, në vend të vendimit të tij që të tërhiqet dhe për ta mbështetur nënpresidenten Kamala Haris. Në intervistën për gazetën "Ju-Es-Ej Tudej" të botuar sot, Bajdeni ka thënë se do të tingëllonte "pretencioze" të thuhet një gjë e tillë, por vlerëson se do të kishte mundur të fitojë kundër Trampit, bazuar në rezultatet e anketave. Para vendimit të tij për t'u tërhequr, anketat treguan se ai ishte prapa Trampit.
Nju-Jork - Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, ka kërkuar nga Gjykata Supreme që të pezullojë aktvendimin për rastin e aktores së filmave për të rritur, Stormi Daniels. Si-En-En-i raportoi se kërkesa e Trampit për ndërhyrje të menjëhershme erdhi vetëm një ditë pasi Gjykata e Apelit të Nju-Jorkut refuzoi kërkesën e tij për anulimin e shqiptimit të dënimit të tij, që është caktuar për të premten. Avokatët e Trampit theksuan se anulimi është i domosdoshëm "që të parandalohet padrejtësi serioze dhe dëmtim të institucionit të presidencës dhe funksionimit të qeverisë federale".
Uashington - Dy trupa janë gjetur në pjesën e gomave në aeroplanin e kompanisë ajrore "JetBlue", në aeroportin ndërkombëtar Forth Loderdejl të Floridës. Ky është rasti i dytë i ngjashëm në SHBA gjatë muajit të kaluar. Trupat janë gjetur të hënën gjatë kontrollit standard pas aterimit të aeroplanit, lajmëruan mbrëmë disa mediume amerikane. Aeroplani ka fluturuar nga aeroporti ndërkombëtar Kenedi në Nju-Jork.
Berlin - Gjigandi gjerman i aviacionit Lufthanza sot njoftoi se planifikon deri në fund të vitit të punësojë rreth 10.000 punëtorë të rinj në mbarë botën, që është dukshëm më pak se në vitin 2024, kur grupi punësoi rreth 13.000 punëtorë, theksohet në kumtesën e kompanisë. Numri i përgjithshëm i të punësuarve në Lufthanza duhet të rritet madje edhe pas zbritjes së numrit të atyre që largohen, tha zëdhënësi. Grupi më i madh evropian i aviacionit sipas të ardhurave aktualisht punëson më shumë se 100.000 njerëz në 90 vende të botës.
Londër - Pas disa ditësh negociata me kandidatin e ri, Uest Hemi ia dorëzoi dorëheqjen trajnerit aktual, Hulen Lopetegi. Ajo që paralajmërohej një kohë tashmë të gjatë është zyrtarizuar. Klubi nga Londra lindore kumtoi se Lopetegi nuk është më trajner, por ende nuk e ka zyrtarizuar ardhjen e trajnerit të ri. Skuadra u gjet në një situatë të palakmueshme në tabelë. Për momentin është në vendin e 14-të me vetëm 23 pikë, gjë që nuk ishte aspak afër asaj që pritej në fillim të sezonit. Lopetegi nuk i përmbushi as pritshmëritë e tifozëve dhe as drejtuesve, ndaj drejtuesit e klubit londinez vendosën të kërkojnë një trajner tjetër.
Barcelonë - Ylli i ri i Barcelonës, Lamin Jamal ka konfirmuar se së shpejti do ta vazhdojë kontratën me klubin. Kontrata aktuale është deri në verën e vitit 2026, por sipas informacioneve do të vazhdohet edhe për katër vite të tjera. "Nuk e di se kur do të nënshkruhet kontrata, por do të ndodhë së shpejti. Barcelona është klubi i jetës sime. Shpresoj të nënshkruaj sërish dhe të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur. Dua të luaj në La Liga dhe në Barcelonë. Po, do t rinovoj kontratën time", ka thënë Jamal në një intervistë për "Si-En-En Sports".