• e diel, 22 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 10 shtator/ 2024

Shkup - Këshilli Gjyqësor sot do ta mbajë seancën e 498-të në rend dite të së cilës është përcaktimi i përfundimit të funksionit gjyqësor për shkak të plotësimit të kushteve për pensionin e pleqërisë dhe konstatimin e ndërprerjes së mandatit të anëtarit të Këshillit Gjyqësor për shkak të skadimit të afatit për të cilin u zgjodh.

 Shkup -  Vlefshmëria e patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues, në pajtim me ndërrimin e Ligjit për Siguri në Komunikacionin rrugor, është në përfundim më datë 31.12.2024. MPB sot u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët ende kanë patentë shoferë me emrin e vjetër kushtetues, ta rinovijnë patentë shoferin e tyre, para skadimit të afatit, me qëllim të mos krijohen turma të panevojshme.

Shkup - Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Shkup solli urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër njët etovari 38-vjeçar me vend-qëndrim të paparaqitur në Shkup, i cili është i dyshuar se ka kryer vepër penale "prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" nga neni 215 paragrafi 1 nga Kodi penal.

 Shkup - Në Kodër të Diellit mëngjesin e sotëm janë matur 10 gradë Celsius, ndërsa në 24 orët e fundit deri në orën 8 kanë rënë 59 litra për metër katror. Në Lazaropole dhe Hanet e Mavrovës janë matur 11 gradë,  14 në Ohër, Dibër dhe Krushevë, 16 në Pretor dhe Kriva Pallankë, 17 Shkup-Zajçev Rid,  Manastir, Tetovë, Prilep, Vinicë dhe Kumanovë, 18 Strumicë, Shtip, Veles dhe Kavadar, 19 Shkup-Petrovec, Demir Kapi dhe Gjevgjeli.

 Moskë -  Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Sergej Shojgu, sot deklaroi se Rusia nuk do të zhvillojë kurrfarë negociatash me Kievin përderisa nuk i "dëbon terroristët ukrainas nga rajoni i Kurskut". "Nuk kemi zhvilluar kurrfarë negociatash me terroristët, nuk zhvillojmë dhe nuk do të zhvillojmë përderisa nuk i dëbojmë nga territori ynë. Dëshira për të kryer terror bërthamor kundër termocentralit bërthamor Kursk nuk është gjë tjetër veçse niveli më i lartë i terrorizmit", tha Shojgu në një intervistë për TV kanalin Rusia 24.

Hanoj - Rrëshqitje të dheut dhe përmbytje të mëdha të shkaktuara nga tajfuni Jagi  kanë vrarë të paktën 65 njerëz, ndërsa 39 të tjerë udhëhiqen si të zhdukur, kumtuan sot autoritetet lokale. Tajfuni Jagi - më i fuqishmi që e goditi vendin në 30-të vitet e fundit - e goditi Vietnamin verior të shtunën, duke sjellë erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm.

Londër -  Arsenali është në panik pasi lëndimi i kapitenit Martin Odegard mbrëmë kundër Austrisë mund ta lë ekipin pa figurat kryesore të mesfushës për derbin e së dielës me Totenhemin. Norvegjezi u largua me një problem në kyçin e këmbës dhe shenjat e para nuk janë të mira, ndaj ka shumë gjasa që të mos mund të rimbëkëmbet. 

QËNDRONI TË LIDHUR