• e diel, 22 dhjetor 2024
MIA FLESH

18:00/4 qershor/2024

Shkup - Arben Taravari, pjesë e koalicionit VLEN, i cili negocion me VMRO-DPMNE-në për formimin e qeverisë së re sot deklaroi se është i sigurt se kjo qeveri do t'i fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian, ndërsa në pyetjen nëse do të jetë ministër i vjetër i ri i Shëndetësisë, u përgjigj "sipas gjitha gjasave po".

Shkup - Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski deklaroi sot se qeveria e re do të formohet në bazë të afateve kushtetuese dhe se ende vijojnë bisedimet mes VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM. Pritjet e tij janë se qeveria e re ka mundësi të formohet pak më herët se afati përfundimtar. 

Shkup - Arbër Ademi nga BDI-ja sot deklaroi se më me rëndësi është të gëzojmë mbështetjen e qytetarëve dhe të kemi legjitimitet, të dhënë nga ata, e jo si, siç tha, "si humbës dhe si dikush që lutet të qëndrojë pas derës, që vajtosh për t'u bërë pjesë e Qeverisë", duke aluduar tek koalicioni "Vlen", i cili është në negociata me VMRO-DPMNE-në për formimin e Qeverisë së re.

Shkup - Duhet të nisemi me reforma thelbësore dhe serioze, dalje nuk kemi pasi tani nuk është kriter vetëm harmonizimi, por edhe implementimi. Mendoj se duhet edhe BE-ja në mënyrë adekuate të përgjigjet, pasi nëse jeni kandidat nga viti 2005, e sot është viti 2024, druaj se ndonjëherë kjo pritje i ngjan asaj të zotëri Godos, e nuk dëshiroj të besoj në një gjë të tillë. Unë e di se ne ishim të perceptuar dhe ende jemi si thembra e Akilit, por mendoj se edhe për këtë ka zgjidhje dhe nevojitet përgjigje adekuate.

Shkup - Evropa përbëhet nga kompromise, ato janë një bazë e rëndësishme për Bashkimin Evropian. Në gjendjen aktuale për qasje në procesin e anëtarësimit nuk ka veto për vendin tuaj, tha sot ambasadorja gjermane Petra Dreksler, në ngjarjen me rastin e Ditës së Evropës të organizuar nga Lëvizja Evropiane në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer. 

Shkup - Komiteti Kombëtar i Maqedonisë (KKM) i Mburojës së Kaltër në bashkëpunim me Muzeun e Qytetit të Shkupit dhe Shoqatës së Veteranëve dhe Rezervistëve nga Mbrojtja dhe Siguria në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot me forum shënoi 70-vjetorin e Konventës së Hagës për mbrojtje të trashëgimisë kulturore në rast të ndonjë konflikti të armatosur.

Shkup - Në Maqedoni ende nuk është formuar qeveria e re, ndërsa së dytë Greqia dhe e gjithë Evropa është në proces zgjedhor. Që do të thotë se çdo deklaratë që do të bënim për momentin do t'i shërbentë shumë më tepër fushatës në Greqi sesa arritjes së ndonjë përparimi sa i përket interpretimeve të dukshme të ndryshme dhe detyrimeve që të dyja palët i kanë, të cilat rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës.

Shkup - Të anashkalojmë shitoret dhe kiosqet që nuk kanë terminale pagesore me kartelë dhe ato që nuk lejojnë pagesën me kartelë kur duam të blejmë gazetë apo shishe me ujë, me arsye se duhet të bëjmë një faturë së paku 200 - 300 denarë, thonë bankierët. Sipas tyre, të gjitha bankat që kanë licencë për pranimin e kartelave, aparatet i japin pa kompensim, ndërsa është vullneti i subjektit të shitjes me pakicë nëse do t'i pranojë ose jo.

Dibër - Besimtarët e Dibrës, të cilët këtë vit vendosën të realizojnë shtyllën e pestë të Islamit - haxhin, i realizuan të gjitha përgatitjet e nevojshme para nisjes së nesërme për në vendet e shenjta, Meke dhe Medine.

Sarajevë - Përfaqësuesi i lartë i BeH-së, Kristian Shmit në Sarajevë është takuar me komisarin evropian për zgjerim, Oliver Varheji, kumtoi Zyra e përfaqësuesit të lartë (OHR). "Diskutim i shkëlqyer me eurokomisarin Varheji për ngjarjet politike dhe perspektivat për integrimin të BeH-së në BE", thuhet në kumtesë.

Bruksel - Rreth 200 traktorë nga Holanda kaluan kufirin për në Belgjikë këtë mëngjes dhe u drejtuan për në Bruksel, duke formuar një kolonë 8.5 kilometra të gjatë për të marrë pjesë në protestat e sotme bujqësore në kryeqytetin belg. Siç njoftuan nga mediat holandeze, procesioni ka filluar gjatë natës rreth orës 1:30 të mëngjesit nga vendi Shajk në provincën Brabant, ku gjatë rrugës iu bashkuan traktorë nga pjesë të tjera të Holandës.

Berlin - Gjermania ka numrin më të madh të qytetarëve, të cilët mund të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ku është edhe numri më i madh i atyre, të cilët për herë të parë mund të zgjedhin eurodeputetë. Sipas të dhënave të shërbimeve statistikore ndërkombëtare të 27-të vendeve anëtare të BE-së, të publikuar sot nga Eurostat, Gjermania ka 65,1 milionë qytetarë të cilët kanë të drejtë vote.

Londër - NATO po përgatit disa korridore tokësore përmes të cilave trupat dhe pajisjet amerikane do të mund të arrijnë shpejt në frontin në Evropë në rast të konfliktit me Rusinë, shkruan Telegrafi britanik, duke cituar burime.

Kajro - Një delegacion izraelit ka udhëtuar në Kajro për të diskutuar për draft-propozimin për armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve në Rripin e Gazës, i cili është nën sulme intensive ushtarake izraelite që nga 7 tetori.

Moskë - Kremlini zyrtar konfirmoi se forcat ruse do të synojnë instruktorët francezë në Ukrainë, si dhe të gjithë ushtarët dhe instruktorët tjerë armiqësor. "Asnjë instruktor i përfshirë në trajnimin e ushtarëve ukrainas nuk është imun nga sulmet", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, duke shtuar se "nuk ka rëndësi nëse ata janë francezë apo jo".

Uashington - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ndoshta e vonon fundin e luftës në Gazë për arsye politike, deklaroi presidenti amerikan Xho Bajden në intervistë për magazinën "Tajm". Bajdeni i dha komentet më 28 maj, disa ditë para se të japë propozim të hollësishëm për armëpushim në Gazë, ndërsa kryeministri izraelit lufton me ndarje të thella politike në vendin e tij.

Uashington - Presidenti amerikan, Xhozef Bajden sot pritet të nënshkruaj masë gjithpërfshirëse kufitare, e cila do t'u lejojë autoriteteve shpejtë t'i depërtojnë emigrantët e ndaluar gjatë kalimit të kufirit jugperëndimor drejt Meksikës nëse hyrjet joligjore e tejkalojnë nivelin e caktuar, deklaruan dy burime anonime për mediat amerikane.

QËNDRONI TË LIDHUR