• e diel, 22 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/25 maj/2024

Shkup  - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova gjatë qëndrimit në Romë, ka realizuar takim me përfaqësues të diasporës së Maqedonisë së Veriut dhe të Odës Ekonomike Itali - Maqedonia e Veriut, API NORDES.  Në takim, siç siç bënë të ditur nga Kabineti presidencial, bashkëbiseduesit e kanë njoftuar presidenten me aktiviretet e tyre aktuale dhe përfshirjen e diasporës në proceset e përgjithshme shoqërore-ekonomike në Itali. Në bisedën me Munir Shemsi, një afarist i suksesshëm dhe kryetar i API NORDES, presidentja është informuar për përpjekjet e Odës, për zhvillimin e tij personal dhe profesional, si dhe për aktivitetit human tredekadësh drejtuar ndaj familjeve të cenuara sociale në vendlindjen e tij. 

 Shkup  - Negociatat me partnerët e koalicionit për Qeverinë e ardhshme janë në fazë të avancuar, por ende nuk ka marrëveshje përfundimtare dhe deri në momentin zyrtar kur do të mund të shpallet nuk do të njoftojmë kurrfarë detajesh. Po bisedohet edhe për dikastere që janë të natyrës ekonomike dhe politike, por më e rëndësishme është ata t'i pranojnë parimet e Qeverisë, porositi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.  Ai përmendi se procesi i negociatave bazohet në parime - në procesin eurointegrues, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe nevojën për reforma të caktuara për zhvillim të përshpejtuar ekonomik.

Shkup - Në Parkun e Qytetit në Guaskë sot do të mbahet ngjarja "Kërkojmë aksion klimatik tani!" në të cilin do të dërgohet porosi për ndërmarrjen e aksionit për parandalimin nga ndikimet negative klimatike mbi shtetin tonë, në organizim të "Gou grin Shkup". Siç bënë të ditur organizatorët, në këtë ngjarje do të ketë tenda të gjelbra të cilat do t'i prezantojnë bizneset dhe organizatat lokale, duke promovuar mënyrë të vetëdijshme ekologjike të jetës.

Kumanovë  - Banorët e Kumanovës tre ditë me radhë blejnë ujë për pije, pasi paraprakisht u vërtetua turbullim i ujit në sistemin e ujësjellësit për shkak të rreshjeve të rrëmbyeshme në rajonin e Likovës. Furnizimi me ujë është normalizuar dhe uji përdoret si ujë teknik. "Uji të përdoret si ujë teknik, deri në vërtetimin përfundimtar nga Qendra për Shëndet Publik që duhet të bëjnë tri analiza të njëpasnjëshme që do ta konfirmojnë korrektësinë e ujit për pije", deklaroi drejtori i NP "Ujësjellësi", Oliver Stojmanovski. 

Shkup - Nëpunës policorë të Njësisë Policore Gallatë në fshatin Senokos të Gostivarit, mbrëmë në orën 20:35 e kanë arrestuar B.A. (45) nga i njëjti fshat, i cili është kërkuar me urdhërarrest në bazë të urdhërit gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg prej tre vjetëve. Siç bëri të ditur MPB, B.A. është dërguar në INK-Burgu Idrizovë për vuajtjen e dënimit.

Shkup - Më 24.05.2024 në harkun kohor nga ora 08:00 deri më 20:00 në territorin e SPB Tetovë është realizuar kontrollim i intensifikuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët ngasin automjetet me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 77 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit ( TE-40 dhe GV-37), prej tyre pesë shoferë (TE-2 dhe GV-3) kanë ngasur automjetet e tyre me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu gjatë kontrollit janë konstatuar dhe ligjërisht janë sanksionuar edhe dyzet lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik (TE-23 dhe GV-17).

Prishtinë  - Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk Ozkan Ulutash në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se autoritetet e Kosovës duhet të shmangin veprimet e njëanshme që përkeqësojnë tensionet, pas operacionit të policisë ndaj ndërtesave të Bankës Postare Kursimore të Serbisë në veri të vendit, njoftoi mbrëmë KFOR-i. Sipas njoftimit të KFOR-it, Ulutash ka vënë në dukje se "veprimet e njëanshme që mund të përkeqësojnë tensionet duhet të shmangen dhe se duhet të ruhet koordinimi i duhur mes të gjithë aktorëve përkatës".

Prishtinë - Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë mbrëmë se qeveria e Kosovës nuk do të zbatojë variantin e propozuar nga Bashkimi Evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nëse Serbia nuk zbaton detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Brukselit. "Ne nuk e zbatojmë atë draft, që është në kuadër të procesit të Brukselit, pa u zotuar Serbia që edhe ajo të zbatojë pjesën e saj të punës. Prandaj duhet t’i ndajmë gjërat ose po e trajtojme Asociacionin në Bruksel ose po e trajtojmë në Kosovë. Por dy proceset nuk mund t’i lidhim bashkë", deklaroi Gërvalla për Zërin e Amerikës programi në gjuhën shqipe.

Tiranë  - Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi paralajmëroi se pas tri javëve në panairin Eurosatory në Paris, do ta prezantojë makinën e parë të blinduar ushtarake. Ai në rrjetet sociale ndau disa fotografi të automobilit në të cilat shihet bashkë me pronaren e kompanisë e cila punon për këtë arritje të vendit të saj.

Beograd - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë në Beograd deklaroi se është tronditur nga votimi i rezolutës për Srebrenicën nga Maqedonia e Veriut në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP KB), sepse "më së shumti ka investuar" në raportet me atë vend, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Pas kthimit nga Nju-Jorku, ku foli në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së ku ishte miratuar Rezoluta për Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe dënimin e mohimit të gjenocidit dhe glorifikimit të krimeve të luftës, Vuçiqi për TV "Përva" deklaroi se për dallim nga votimi i Malit të Zi më rëndë është tronditur nga qëndrimi i Shkupit, pa dallim të historisë së qeverisë së kaluar.

Athinë  - Porosia se "rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut kalon përgjatë Greqisë" dhe mund të mbetet e mbyllur në rast se nuk respektohet ajo që janë marrë vesh, e përsëriti kryeministri grek Kirjakos Micotakis në intervistën për gazetën "Ta nea", informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. "Kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati për t'u këputur. Dhe nëse heq dorë nga rrjedha e dakorduar, ta dijë se do të hasë në rrugë të mbyllur drejt Evropës. Rrugë e cila kalon nga Greqia dhe respektimi i të drejtës ndërkombëtare", theksoi Micotakis.

Pekin  - Kina ka njoftuar fundin e stërvitjeve të mëdha ushtarake, të cilat i zbaton nga e enjtja rreth Tajvanit. Me ato stërvitje Kina dëshironte të tregonte se është kundër, sipas vlerësimit të saj, deklaratave separatiste të presidentit të ri të Tajvanit Lai Çing - te. Ushtria kineze "me sukses i përfundoi" stërvitjet "Shpata e përbashkët  2024А" të drejtuara ndaj Tajvanit, njoftoi televizioni shtetëror kinez CCTV-7, i cili raporton për çështjet ushtarake.

Jerevan - Helikopteri i kryeminitrit armen Nikoll Pashinjan bëri ulje të detyruar në stadiumin në qytetin Vanadzor, 132 kilometra në veri të Jerevanit, kryeqytet i Armenisë, kumtoi qeveria armene. Ulja e detyruar ka qenë për shkak të kushteve të këqija të motit dhe Pashinjani ndjehet mirë, lajmëruan mediat lokale, por nuk është theksuar ku është drejtuar më pas kryeministri armen.

 Londër - Sekretari i përgjithhsëm i NATO-s Jens Stoltenbergu u bëri thirrje aleatëve t'i pezullojnë kufizimet për përdorimin e armëve nga ana e Ukrainës që të sulmojnë caqe ushtarake në Rusi. "Mendoj se ka ardgur koha që aleatët të mendojnë nëse të pezullojnë disa kufizime që i vendosën për përdorimin e armëve që ia dhuruan Ukrainës", tha Stoltenbergu në intervistën për "Ekonomist", duke përkujtuar në luftimet në rajonin e Harkovit. "Privimi i Ukrainës nga mundësia që ta përdorë këtë armë kundër objektivave ushtarake legjitime në territorin rus në masë të madhe e komplikon mbrojtjen e saj", theksoi ai.

Uillnus  - Gjashtë vende anëtare të NATO-s, që janë fqinje të Rusisë, u pajtuan të ndërtojnë "mur nga fluturake pa pilot" që t'i mbrojnë kufijtë e tyre nga "provokime", njoftoi mbrëmë qeveria lituaneze. "Është një gjë krejt e re, një mur dronësh që shtrihet nga Norvegjia deri në Poloni. Qëllimi është përdorimi i dronëve dhe teknologjive të tjera për të mbrojtur kufijtë tanë", tha ministrja e Punëve të Brendshme e Lituanisë, Agne Bilotaite. Këtë ajo e deklaroi pas bisedimeve me kolegët nga vendet e tjera baltike, Estonia dhe Letonia, si dhe Finlanda, Norvegjia dhe Polonia.

Bruksel  - Qytetarët e vendeve nga Bashkimi Evropian nga 6 deri më 9 korrik dalin në votim që të zgjedhin përfaqësues në Parlamentin Evropian, por sipas rregullave në zgjedhje që dallojnë shumë nga vendi në vend - në disa vende pragu zgjedhor është 5 për qind, ndërsa në të tjera nuk ka, përderisa në disa vende mund të votojnë madje edhe 16-vjeçarët. Në shumicën e vendeve evropiane zgjedhjet mbahen më 9 korrik, ato fillojnë më 6 korrik kur mbahen në Holandë.

Barcelona - Trajneri i Barcelonës Çavi Ernandez, i cili do të ndahet me ekipin pas përfundimit të sezonit në La Liga, u është drejtuar tifozëve të gjigantëve katalanas në llogarinë e tij në Instagram. "Të dashur tifozë, koha ime në krye të Barcelonës do të përfundojë të dielën. Kurrë nuk është lehtë të largohesh nga klubi i jetës tënde, por këtë e bëj me shumë krenari pas dy vitesh e gjysmë në krye të një ekipi që ishte si familja ime e dytë", tha Çavi.

Rio de Zhanejro - Edicioni i ardhshëm i Kopa Amerika do të jetë i pari në histori në të cilin do të përfshihen edhe gjyqtare, njoftoi organi i futbollit të Amerikës Jugore (KONMEBOL). Në Kopa Amerika, që do të mbahet nga 20 qershori deri më 14 korrik në SHBA, gjyqtaret kryesore do të jenë Edina Alvesh nga Brazili dhe Maria Viktoria Penso nga SHBA-ja. Me ato do të jetë edhe Tatjana Guzman nga Nikaragua, si gjyqatare VAR.

QËNDRONI TË LIDHUR