• e diel, 24 nëntor 2024

Mexhiti: USAID partnere në shumë projekte mjedisore që përmirësojnë standardin jetësor të qytetarëve

Mexhiti: USAID partnere në shumë projekte mjedisore që përmirësojnë standardin jetësor të qytetarëve

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA)-  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti priti sot në një takim pune delegacionin të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) të kryesuar nga Jeri Dible, përfaqësuese për Maqedoninë e Veriut.

“Z.Jeri Dible shprehu gatishmërinë e USAID-it për të mbështetur projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e ndryshimeve klimatike dhe mjedisit në vend, përmes programeve të ndryshme, dhe përcjelljen e përvojave pozitive nga vende të ndryshme në botë ku vepron Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)”, thuhet në kumtesë.

Mexhiti falënderoi USAID-in për realizimin e shumë projekteve në Maqedoninë e Veriut, si dhe për interesin për bashkëpunim në projektet prioritare të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, që kanë të bëjnë me masat ndaj ndryshimeve klimatike, dhe sistemit të monitorimit.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) është e pranishme në Maqedonisë e Veriut që nga pavarësimi i vendit, dhe mbështet synimin e vendit për t'u bërë një shoqëri më e zhvilluar ekonomikisht, më demokratike dhe gjithëpërfshirëse përmes programeve që promovojnë rritjen ekonomike dhe konkurrencën, rritjen e angazhimit të të rinjve për të ulur papunësinë si dhe zvogëlimin e korrupsionit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR