• e enjte, 27 qershor 2024

Mexhiti: Qeveria e re do të formohet më 19 apo 20 qershor

Mexhiti: Qeveria e re do të formohet më 19 apo 20 qershor

Shkup, 10 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes demokratike, e cila është pjesë e Koalicionti VLEN, Izet Mexhiti sot konfirmoi se qeveria e re do të formohet pas festës së Bajramit, përkatësisht më 19 apo 20 qershor.

Mexhiti në dekleratë për Тelevizionin Alsat  kumtoi edhe se ai do të jetë zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Ekologjisë, përderisa kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari ministër i Shëndetësisë.

"Unë dhe Taravari me siguri do të jemi pjesë e pushtetit ekzekutiv - unë në funksionin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekologjisë, përderisa Taravari sërish do ta udhëheqë resorin e Shëndetësisë. Kasami sërish do t'i kthehrt Tetovës, për ta rrumbullakësuar mandatin të cilin e filloi me sukses. Mund të potencoj se VLEN do të ketë dy zëvendëskryeminsitra shqiptarë në pushtetin e ri ekzekutiv. Kandidat serioz për zëvendëskryeministër për sundim të mirë do të jetë Arben Fetai nga Aleanca për shqiptarët e Taravarit. Për vendin e zëvendëskryeministrit për eurointegrime këto ditë duhet të vendosë Alternativa. BESA duhet të vendosë për vendet ministrore të Ekonomisë dhe politikës Sociale", deklaroi Mexhiti.

Po rrjedhë afati prej 20 ditëve për formim të qeverisë pasi që të enjten mandatari Hristian Mickoski e mori mandatin për formim të qeverisë. Qeveria e re do të ketë 20 ministri, katër më shumës e deri tani. VMRO-DPMNE për formim të qeverisë së re zhvilloi bisedime me koalicionin VLEN dhe ZNAM. Ndarja e resorëve dihet, ndërsa emrat ende nuk janë kumtuar zyrtarisht.

Ndryshimet e Ligjit për administratë shtetërore që të premten vonë kaluan në mbledhje të Kuvendit parashohin që Minsitrisë së Ekonomisë t'i bashkohet segmenti i punës, ndërsa pjesa e energjetikës, xehtarisë dhe lëndëve të para minerale të jenë nën kompetenca të Ministrisë së re për energjetikë. Ministria e tanishme e Punës dhe Politikës Sociale shndërrohet në Minisitri të Politikës Sociale, Demografi dhe të Rinj, ndërsa ingerencat për turizmin do të jenë nën Ministrinë e re të Kulturës e cila do të quhet Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Do të formohet ministri e Transformimit Digjital e cila do ta trashëgojë ministrinë e deritanishme të Teknologjisë informatike dhe Adminsitratës, si dhe Ministria e Sportit. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR