• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti: Ilaçi "Trikafta" nuk është shtrejtuar, zgjidhje më të shpejtë të rastit me Onkologjinë

Mexhiti: Ilaçi

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti sot i mohoi informacionet se ilaçi "trikafta" është shtrejtuar, dhe theksoi se intensivisht punohet në listën pozitive të ilaçeve. Mexhiti gjithashtu kërkoi nga Prokuroria zgjidhje më të shpejtë të rastit me Klinikën e Onkologjisë.

"Javën e ardhshme 'Trikafta' po mbërrin, do tu ndahet pacientëve. Dymbëdhjetë pacientë tashmë marrin terapi, ndërsa pacientë të tjerë do të përfshihen në përputhje me të gjitha kriteret të cilat janë dhënë nga ekspertët e Klinikës së Fëmijëve", informoi ai.

Në pyetjen e gazetarëve se deri ku janë aktivitetet rreth listës pozitive të ilaçeve, ai tha se intensivisht punohet në të.

"Po punohet intensivisht. Janë shqyrtuar një numër i madh i aplikacioneve dhe do të jeni dëshmitarë se një pjesë e atyre ilaçeve do të përfshihen në listën pozitive", tha ministri.

I pyetur se deri ku është rastin me Onkologjinë në Prokurori, ai përsëri bëri thirrje për zgjidhje të tij.

"Bëj thirrje sërish, është vërtet koha që Prokuroria të largohet nga barra që sistemi juridik nuk funksionon në vend. Le të urdhërojnë zotërinjtë dhe le të dalin me një përgjigje konkrete dhe të dihet njëherë e mirë kush është fajtori", u përgjigj ministri.

Ai tha se si anëtar i Qeverisë, beson në sistemin e shtetit.

Në lidhje me spitalet në Shtip dhe Kërçovë, Mexhiti tha se për Shtipin është aktivizuar garanci bankare, dhe se e njëjta do të jetë edhe për Kërçovën. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR