Mesfushori i Real Madridit, Çuameni do të mungojë në finalen e Ligës së kampionëve kundër Borusia Dortmundit për shkak të lëndimit
- Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Çuameni do të mungojë në finalen e Ligës së kampionëve për shkak të lëndimit, publikoi gazetari Hoze Felils Diaz.
- Post By Besnik Shuki
- 20:43, 20 maj, 2024

Londër, 20 maj 2024 (MIA) - Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Çuameni do të mungojë në finalen e Ligës së kampionëve për shkak të lëndimit, publikoi gazetari Hoze Felils Diaz.
Francezit 24-vjeçar iu diagnostikua lëndim në këmbën e majtë. Sipas burimit, mesfushori nuk do të mund të shërohet me kohë nga lëndimi për finalen e Ligës së kampionëve.
Çuameni këtë sezon ka luajtur në 38 ndeshje për Realin e Madridit në të gjitha garat, duke shënuar 3 gola dhe 1 asistim.
Reali i Madridit në finalen e Ligës së kampionëve do të luajë kundër Borusia Dortmundit më 1 qershor në "Uembli" të Londrës. bsh/
Foto: Arkiv