• e hënë, 23 dhjetor 2024

Meris: Zgjerimi është një interes strategjik i BE-së dhe Belgjika shpreson të bëjë përparim gjatë kryesimit së saj

Meris: Zgjerimi është një interes strategjik i BE-së dhe Belgjika shpreson të bëjë përparim gjatë kryesimit së saj

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Mbrojtja e sundimit të ligjit, demokracisë dhe unitetit janë parimet në thelb të asaj që do të thotë Evropa dhe çfarë i bën vlerat e BE-së. Ne besojmë se këto janë arsyet pse vende si Maqedonia e Veriut duan të anëtarësohen në BE. Në fusha të ndryshme ky koncept i demokracisë nën sundimin e ligjit do të zbatohet, ndërsa do të zbatohet edhe në politikën e zgjerimit.

Këtë e theksoi ambasadori i Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Frederik Meris duke e prezantuar Programin dhe prioritetet e punës së kryesimit belg me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën janar-qershor të vitit 2024, në seancën e përbashkët të Komisionit kuvendor për çështje evroiane dhe Këshillit Kombëtar për Eurointegrime do të prezantohen prioritetet e kryesimit belg me BE-në. Motoja nën të cilën do të zhvillohet kryesimi gjyshtë muajsh janë "mbro, përforco dhe përgatit", e cila ndër të tjera duhet të përgjigjet edhe në pyetjen se ç'farë Evrope duan në të ardhmen.

Duke nënvizuar kontekstin aktual në të cilin zhvillohet kryesimi i tyre si lufta në Ukrainë, situata dramatike në Gaza, kriza energjetike, ndryshimet klimatike, ai citoi se Belgjika si prioritet ka gjashtë tema kryesore, përveç mbrojtjes së sundimit të ligjit, demokracisë dhe unitetit janë edhe konkurenca e ekonomisë, zbatimi i agjendës shëndetësore dhe sociale për një sistem më koherent në suaza të Unionit, agjenda për qasje drejt tregut të punës, lufta kundër krimit të organizuar dhe mbrojtja e kufijve dhe një Evropë globale.

"Zgjerimi është gjithashtu një interes strategjik i BE-së dhe Belgjika shpreson se gjatë kryesimit tonë do të ketë përparim në këtë fushë. Shpresojmë të kemi një konferencë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne kemi pasur tashmë një seancë të tillë me Malin e Zi disa javë më parë dhe shpresojmë të krijojmë një kornizë negociuese me Moldavinë dhe Ukrainën. Ne gjithashtu do të punojmë se çfarë mund të bëjmë në një dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe pastaj kemi çështjen e Planit të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, por duhet të rregullojmë pak disa nga drejtimet operacionale që ai plan të funksionojë", theksoi ambasadori belg.

Belgjika është një aktor i ndershëm dhe di të arrijë kompromise, por theksoi, ato janë edhe shumë të qarta në lidhje me atë që duan ta arrijnë. "Atë që duam ta shohim është një Evropë e bazuar në demokraci dhe sundim të ligjit, por për ta arritur atë të gjithë duhet të ndërmarrim përgjegjësi", porositi Meris.

Euroambasadori Dejvid Gir theksoi se baza e procesit të eurointegrimeve janë reformat, ndërsa përparimi është i nevojshëm dhe mund të arrihet në kohën që i mbetet punës së këtij legjislativi, duke nënvizuar sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, reformat në administratën publike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Ai theksoi se dialogu konstruktiv dhe gjithpërfshirës ndërmjet të gjitha partive politike, lidhur me reformat kyçe është nga vlera thelbësore për sukses, ndërsa një parakusht i rëndësishëm për të shkuar përpara, ndër të tjera i përmendi edhe ndryshimet kushtetuese, si dhe sjelljen e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe zgjedhjen e anëtarit të shtatë të KSHZ-së.

"Në fund të mandatit të kësaj përbërje të Parlamentit ndoshta kemi mundur të bëjmë më shumë, ndoshta kishte disa frustrime por kishte edhe arritje solide. Shpresoj se shumë shpejtë do të vazhdojmë me bashkëpunimin tonë të afërt, pasi populli do ta japë votën e tij", porositi Gir.

Kryetari i komisionit kuvnedor për Çështje Evropiane Arbër Ademi theksoi se për Maqedoninë e Veirut është e rëndësishme ta vendosen instrumente konkrete për luftë kundër korupsionit dhe të mos u lejohet njerëzve të përzier në korrupsion t'i vendosin rregullat e lojës. Ai përkujtoi se BDI-ja ka propozuar një ligj për veting i cili do të përfshijë politikanë, gjyqtarë, prokurorë, si dhe policë dhe u bëri thirrje partive politike për konsensus që ligji të hyjë sa më shpejtë në procedurë kuvendore.

"Qytetarët me të drejtë presin perspektiva të reja për vendin ashtu që do t'i hapim rrugë anëtarësimit të plotë të vendit tonë në BE. Në thelb, çdo vonesë e procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka pasoja sipas vendit dhe rajonit, ndërsa veçanërisht rrezikohen arritjet vendore të vendit tonë në të cilat kemi investuar shumë edhe ne edhe komuniteti ndërkombëtar", thotë Ademi.

Deputetja Gordana Siljanovska, ndër të tjera, theksoi se reformat janë të vështira për t'u arritur në zgjedhje dhe në një vit zgjedhor, prandaj duhet të jemi realistë në pritje. Ajo pyeti nëse në këtë vit zgjedhor 2024 do të ruhet entuziazmi për zgjerim në Bruksel për shkak të rritjes së tendencave populiste dhe jodemokratike në vendet e BE-së dhe për entuziazmin për integrim evropian të vendin tonë që varet nga entuziazmi evropian. Ajo iu referua prioritetit të kryesimit belg për Evropën globale, duke e lidhur atë me veton për vendin.

Deputetja nga radhët e LSDM-së Kalevska Vançeva tha se është shumë mirë që në të ardhmen Kuvendi do të vlerësohet posaçërisht në procesin tonë integrues evropian, si institucion në të cilin janë të garantuara të gjitha proceset demokratike.

Në seancën e përbashkët të Komisionit Kuvendor për Çështje Evropiane dhe Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane do të prezantohen prioritetet e kryesimit belg me BE-në.

Kryetari i KNE-së Aleksandar Nikolloski në fillim të seancës shprehu pakënaqësinë e tij dhe e vlerësoi si mosrespektim të punës së Këshillit Nacional të BE-së dhe shprehje të jokulturës politike për atë që sot me shpejtësi u caktua seanca plenare për ndryshimin e ministrave teknikë në Qeveri, në të njëjtën ditë me këtë seancë, në mënyrë që, siç thotë ai, të mos marrin pjesë as media dhe as deputetë të interesuar. Duke pasur parasysh se po shpejtohet për seancën plenare, ai tha se nuk do të flasë në seancë. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR