• e mërkurë, 03 korrik 2024

Meloni padit këngëtarin e bendit "Placebo" se e ka quajtur 'fashiste'

Meloni padit këngëtarin e bendit

Romë, 3 gusht 2023 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxhia Meloni ka ngritur padi kundër Brajan Molko, këngëtarit kryesor të grupit britanik "Placebo", pasi e ofendoi atë në një koncert në afërsi të Torinos muajin e kaluar.

Gjatë një shfaqjeje më 11 korrik në festivalin muzikor "Sonik Park", Molko bërtiti nga skena përpara një publiku italian prej pesë mijë vetësh se Meloni është "raciste" dhe "fashiste", pas së cilës autoritetet lokale e raportuan në prokurori.

Pas incidentit, prokurorët në Torino hapën zyrtarisht një hetim ndaj Molkos për “mosrespektim të institucioneve”.

Mediat italiane dje publikuan se avokatët e Melnoit kanë ngritut kallëzim penal për shpifje ndaj këngëtares. Kjo nuk është hera e parë që Meloni ka ngritur padi për shpifje. Ajo vitin e kaluar ka paditur dy gazetarë të gazetës italiane "Domani" pasi kanë përdorur një term nënçmues në një tekst për të. ls/ 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR