• e hënë, 23 dhjetor 2024

Me buxhetin për vitin 2024 nuk do të ketë paga më të larta për funskionarët, thotë Bytyqi

Me buxhetin për vitin 2024 nuk do të ketë paga më të larta për funskionarët, thotë Bytyqi

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Me buxhetin e ri, për vitin 2024, i cili tashmë po përgatitet dhe është në fazën përfundimtare, nuk do të ketë mjete për paga më të larta të funksionarëve, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. 

Sipas Bytyqit, funskionarët e zgjedhur dhe të emëruar nuk do të heqin dorë nga rritja e pagave për 10 për qind, por Qeveria do të vendosë që të mos ketë rritje. 

Po punohet në zgjidhje sistemore dhe së shpejti, siç paralajmëroi Bytyqi, pritet të dorëzohet propozim në Qeveri. 

Zëvendëskryeministri theksoi se në vitin 2025 do të ketë metodologji krejt të re për paga sipas së cilës, paga në sektorin publik do të llogaritet me metodologjinë e njëjtë sipas të cilës llogaritet edhe paga e personave të zgjedhur dhe të emëruar. Vitin tjetër, sektori publik do ta marrë rritjen e pagave të cilën e përgatiti përmes degëve të marrëveshjeve kolektive të cilat, megjithatë, siç theksoi, nuk mund të jenë në kundërshtim me parimet e Marrëveshjes Kolektive të Përgjithshme. 

"Ajo që u publikua me pompozitet, se do të ketë rritje, nuk do të jetë në Buxhetin e ri. Është bërë e ditur se për shkak të metodologjisë, vitin e ardhshëm të gjithë funskionarët do të marrin paga më të larta, por kjo nuk do të ndodhë. Shkurtime ka edhe në fusha të tjera ku shohim se ka shpenzime joproduktive, sepse përfundimisht do ta çojmë deficitin buxhetor në atë që kemi parashikuar me planin afatmesëm dhe investimet kapitale do të mbeten shumë më të larta se deficiti buxhetor i planifikuar. Në fakt, rezultoi se një ligj nuk mund t'i adresojë të gjithë 1.260 funksionarët dhe se duhen shtatë amendamente të ligjeve, sepse. për shembull, një ndryshim në një ligj do të thotë derogim i disa të drejtave nga një ligj tjetër, i cili është antikushtetues. Grupi i punës tashmë është duke e shqyrtuar, që nga java e kaluar. Ne duam një zgjidhje sistematike dhe mendoj se grupi punues së shpejti do të ketë një propozim që do të dorëzohet në Qeveri dhe më pas do të procedohet në Kuvend. Natyrisht, ajo që po planifikojmë në Buxhetin për vitin 2024 është me parashikimet aktuale, me ulje të caktuara të detyrimeve për vitin e ardhshëm për rritjen e pagave", theksoi zëvendëskryeministri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas promovimit të projektit "Instrumenti i gjelbër financiar për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike në Maqedoninë e Veriut".

Ai përkujtoi se për sektorin privat ka Marrëveshje Kolektive të Përgjithshme në të cilën qartë është thënë se çka duhet të punësuarit të presin në vitin 2024 dhe në vitin 2025. 

"Në vitin 2025 do të ketë metodologji krejtësisht të re të pagave sipas së cilës, paga në sektorin publik llogaritet sipas metodologjisë së njëjtë sipas të cilës llogaritet paga e personave të zgjedhur dhe të emëruar. Nënshkruhen edhe degë të marrëveshjeve kolektive me të drejta të caktuara, ndërsa vitin e ardhshëm gjithsesi do të marrin shtesë atë për të cilën do të luftojnë me marrëveshjet kolektive, por gjithsesi nuk mund të jenë në kundërshtim me parimet e Marrëveshjes Kolektive të Përgjithshme", sqaroi Bytyqi. fc/

Fotografia: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR