• e shtunë, 06 korrik 2024

MD: Implementimi i rekomandimeve të Misionit Vlerësues për Këshillin Gjyqësor

MD: Implementimi i rekomandimeve të Misionit Vlerësues për Këshillin Gjyqësor

Shkup, 11 qershor 2024 (MIA) - Ministria e Drejtësisë informoi se Grupi punues  i ka përgatitur propozim ndryshimet e Ligjit për Këshill gjyqësor, në bazë të drejtimeve të Misionit Vlerësues të BE-së, e që kanë të bëjnë me "përgjegjësinë individuale disiplinore të anëtarëve të Këshillit me fokus të veçantë në definimin e arsyeve, për të cilat mund të inicohet procedura, ogani-trupat të cilat veprojnë dhe të drejtën e ankesës".

Nga Ministria e Drejtësisë potencojnë se në zbatimin e deritanishëm të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë gjetur disa mangësi, për tejkalimin e të cilave janë bërë propozime konkrete nga Misioni Vlerësues i Bashkimit Evropian. Ministri i Drejtësisë formoi Grup punues për hartimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me rekomandimet e Misionit Vlerësues të Bashkimit Evropian. Grupi punues ka mbajtur 23 takime ku janë adresuar rekomandimet përkatëse nga Misioni Vlerësues.

"Sipas Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin, është paraparë revidimi i dispozitave të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut që i referohen përgjegjësisë individuale disiplinore të anëtarëve të Këshillit me fokus të veçantë në definimin e arsyeve për të cilat mund të iniciohet procedura, organi/trupat që do të veprojnë dhe të drejtën në ankesë", thuhte në ku,mtesën e MD-së.

Gjithashtu, thuhet se në Strategji është paraparë të veprohet në përputhje me rekomandimet e raportit të Misionit Vlerësues të Këshillit Gjyqësor. Qëllimi i ndryshimeve ligjore është forcimi i pavarësisë së gjyqësorit, si dhe profesionalizmit dhe përgjegjësisë së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Risitë më të rëndësishme të propozuara në Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e të cilat bazohen në udhëzimet e Misionit Vlerësues të BE-së, janë:

  1. Në shpalljen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit, propozimet e tyre për anëtar të japin:
    -Konferenca ndëruniversitare, me kandidatë nga radhët e profesorëve ordinerë të drejtësisë me së paku 20 vjet përvojë mësimdhënieje nga tre universitetet e para të renditura më të mira në vend;
    - Oda e Avokatëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kandidatë nga radhët e avokatëve me së paku 20 vjet përvojë avokatie.
    2. Rritja e përvojës gjyqësore nga gjashtë në 15 vjet si kusht për anëtarët e Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve.
    3. Rritja e përvojës së punës nga 15 në 20 vjet si kusht për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
    4. Rregullimi i mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke ndjekur përvojën krahasuese për zgjedhjen e anëtarëve në KSHPK-së në pajtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit.
    5. Vendosja e cenzusit  zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve edhe atë për të suksesshme të konsiderohen zgjedhjet në të cilat kanë dalë më shumë se gjysma e votuesve të regjistruar për atë njësi zgjedhore.
    6. Vendosja e rregullës sipas së cilës për t'u zgjedhur anëtar i Këshillit nga radhët e gjyqtarëve, kandidati duhet të marrë më shumë vota se gjysma e votuesve. bsh/

Foto: MD

QËNDRONI TË LIDHUR