• e hënë, 21 tetor 2024

Mbi 50 persona humbën jetën në zjarret pyjore në Kili

Mbi 50 persona humbën jetën në zjarret pyjore në Kili

Santiago, 4 shkurt 2024 (MIA) - Në zjarret pyjore që shpërthyen në pjesën qendrore të Kilit deri tani humbën jetën të paktën 51 persona, ndërsa numri i viktimave me siguri do të rritet, njoftuan autoritetet, transmeton BTA.

Shërbimet e urgjencës po përpiqen të merren me zjarret që kërcënojnë zonat urbane.

Tymi i zi ngrihet nga shumë vende në rajonin qendror të Valparaisos, e populluar me një milion banorë. Zjarrfikësit po shuajnë zjarrin me ndihmën e helikopterëve dhe kamionëve.

Zonat përreth qytetit turistik bregdetar  Vinja del Mar ishin ndër më të goditurat, ndërsa ekipet e shpëtimit  përpiqeshin të arrinin të gjitha zonat e prekura", kumtuan autoritetet.

Ministrja e Punëve të Brendshme Karolina Morales paralajmëroi se numri i të vdekurve pritej të rritet.

Situata, sipas presidentit Gabriel Boriç, është vërtet shumë e rëndë.

Zjarret në pyje nuk janë të rralla në Kili gjatë muajve të verës. Vala rekord e të nxehtit të vitit të kaluar mori 27 jetë, dhe zonat e prekura nga zjarret ishin më shumë se 400 mijë hektarë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR