• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mask do të dhurojë nga një milion dollarë në ditë deri në zgjedhje për dikë që nënshkruan peticionin e tij

Mask do të dhurojë nga një milion dollarë në ditë deri në zgjedhje për dikë që nënshkruan peticionin e tij

Uashington, 20 tetor 2024 (MIA) - Miliarderi Elon Mask ka paralajmëruar se çdo ditë deri në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit do t'u ndajë votuesve nga një milion dollarë si një lloj lotarie me qëllim për të forcuar fushatën për kandidatin republikan Donald Tramp.

Deri në zgjedhje ai do të financojë 17 milionë dollarë për fituesit e lotarisë, të cilët kanë nënshkruar më parë një peticion që inkurajon votuesit e Trampit të regjistrohen për të votuar si një shans për short milion dollarësh.

Peticioni premton se çdo ditë nga e shtuna kushdo që nënshkruan peticionin do të zgjidhet të ketë shansin për të fituar çmimin.

Duke folur në një tubim në Harisburg të Pensilvanisë, Mask ka thënë se qëllimi i tij është të detyrojë midis një milion dhe dy milionë votues të shtetit të nënshkruajnë "sepse mendoj se kjo dërgon një mesazh kyç për politikanët tanë të zgjedhur".

Sipas Komisionit federal të zgjedhjeve (FEC), Mask dhuroi rreth 75 milionë dollarë gjatë tre muajve të fundit për America PAC, një komitet aksionar politik që ai e formoi për të mbështetur fushatën e Donald Trampit.

Mask përdori gjithashtu profilin e tij publik për të sulmuar kandidaten nga radhët e demokratëve, Kamala Haris.

Tramp ka thënë se do ta emërojë Maskun të udhëheq me komisionin qeveritar për efikasitet me qëllim të kufizojë shpenzimet federale amerikane nëse ai fiton zgjedhjet.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR