• e enjte, 27 qershor 2024

Mbape në fillim do ta mbajë "nëntëshen" në Real

Mbape në fillim do ta mbajë

Madrid, 4 qershor 2024 (MIA) - Sulmuesi francez Kilijan Mbape në Real Madrid do ta mbajë fanellën me numrin 9, publikoi sot gazetari italian i informuar mirë Fabricio Romano.

Mbape dje nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare me Realin, pasi shtatë vitet e fundit i kaloi në PSZH duke e mbajtur  në klubin francez fanellën me numrin 10.

Sipas Romanos, klubi spanjoll dhe Mbape e respektojnë Luka Modriqin, i cili mbetet në Madrid edhe një sezonë, dhe do të presin që futbollisti kroat të pensionohet ose të largohet nga grupi, para se francezi ta marrë "dhjetëshen" e tij.

Dikur edhe Kristiano Ronaldo priste legjendën e Realit, Rauli të pensionohet që portugezi të mund ta veshë fanellën me numrin 7.

"Nëntëshja" të cilën Mbape do ta mbajë në sezonin e tij të parë në fanellën e Realit është e lirë pas shkuarjes së Karim Benzamas. sa/

foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR