• e mërkurë, 26 qershor 2024

MASH po bën rikonstruimin e dy shkollave fillore në Bërvenicë

MASH po bën rikonstruimin e dy shkollave fillore në Bërvenicë

Shkup, 17 qershor 2024 (MIA) - Në komunën e Bërvenicës filluan aktivitetet rikonstruktive në dy shkolla fillore, të financuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Bëhet fjalë për shkollën fillore “Koço Racin”, e cila do të rinovohet tërësisht, gjegjësisht do të ndërrohet kulmi, fasada, dyert e brendshme dhe dyshemetë, kumtuan nga MASH.

Në kumtesën theksohet se është investimi i parë që prej ndërtimit të objektit në vitin 1958 dhe do të rrumbullaksohet plotësisht për 6 muaj. Shkolla e dytë është “7 Marsi” e cila do të marrë fasadë të re para 1 shtatorit.

 

"Për dy investimet të cilat janë pjesë e planit aksionar vjetor për rikonstruimin e shkollave dhe përmirësimin e kushteve për mësimdhënie në shkollat fillore dhe të mesme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndarë rreth 25 milionë denarë", qëndron në kumtesën.

Të gjithë nxënësit dhe mësimdhënsit meritojnë proces arsimor bashkëkohor dhe modern, i cili nënkupton jo vetëm përmirësimin e planeve dhe programeve mësimore të cilat po zëvendësohen në etapa, por edhe përmirësimin e kushteve në të cilat realizohet mësimi. Pikërisht me të tilla investime vërtetojmë se përmirësimi i infrastrukturës arsimore është një nga prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të cilit i përkushtohet intensivisht. ls/

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

 

QËNDRONI TË LIDHUR