• e martë, 19 nëntor 2024

AUV: Konfirmohet prania e gripit të shpendëve në Kopshtin zoologjik në Shkup

AUV: Konfirmohet prania e gripit të shpendëve në Kopshtin zoologjik në Shkup

Shkup, 19 tetor 2024 (MIA) - Pas ngordhjes së një pate në Kopshtin zoologjik në Shkup dhe dyshimit për sëmundjen e Gripit të shpendëve pas testimit laboratorik të shpendit, me rezultat laboratorik nga Fakulteti i mjekësisë veterinare - Shkup nga dje është konfirmuar rasti i pranisë së virusit të gripit të shpendëve H5N1, bëjnë të ditur Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë (AUV).

"Gjatë ditës së sotme, nga ana e veterinerit kompetent është bërë mbikëqyrje në Kopshtin zoologjik dhe janë urdhëruar masa për monitorimin e sëmundjes, si dhe është realizuar ‘vrasje humane’ dhe largim i këtyre lloje të shpendëve: 24 rosa, 6 pata, 5 pula dhe një sorrë e pranishme në lokacion. Janë urdhëruar masa konform Ligjit për shëndetin veterinar dhe Rregulloren për masat për shkatërrimin dhe çrrënjosjen e gripit të shpendëve", thonë nga AUV.

Me qëllim shkatërrimin e sëmundjes dhe parandalimit për përhapjen e saj jashtë Kopshtit zoologjik te kafshët dhe te njerëzit, theksojnë ata, është ndaluar hyrja dhe dalja e kafshëve nga Kopshti zoologjik, është kufizuar lëvizja e njerëzve (vizitorëve) në Kopshtin zoologjik, janë urdhëruar masa dezinfektuese, ekzaminim i shpendëve të tjerë të pranishëm në Kopshtin zoologjik për praninë e virusit të Gripit të shpendëve, rritjen e masave të biosigurisë dhe masa të tjera me qëllim të shkatërrimit të sëmundjes dhe parandalimit të përhapjes së saj jashtë Kopshtit zoologjik te kafshët dhe njerëzit.

"Masat do të jenë në fuqi për 21 ditë, duke filluar nga sot, periudhë gjatë së cilës Kopshti zoologjik do të jetë i mbyllur për vizitorët. Rastet e fundit të shfaqjes së gripit të shpendëve kanë qenë në vitin 2022, në vendbanimet Gradec, Leski dhe Vinicë, Sellcë në komunën e Shtipit dhe afër Zllokuçanit, komuna e Karposhit", saktësojnë nga AUV.

Gripi i shpendëve është sëmundje që shkaktohet nga virusi i gripit/influencës së tipit "A" të familjes Orthomyxiviridae e cila mund të shkaktojë humbje të mëdha në industrinë e shpendëve dhe kufizime në importin dhe eksportin e shpendëve të gjalla dhe produkteve të shpendëve. Shpendët e egra janë të njohur për viruset e gripit, kryesisht të llojit patogjen të ulët, pasi në nivel global zbatohen masa për mbikëqyrje, karakteristikë e viruseve të gripit të shpendëve.

Llojet patogjene të virusit janë patogjene për shpendët, por sëmundja mund të transmetohet edhe te njerëzit. Deri tani nuk është vërtetuar asnjë rast i transmetimit të këtij lloji patogjen nga shpendët te njerëzit edhe pse ka disa vite që qarkullon në vendet e BE-së.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR