• e hënë, 23 dhjetor 2024

Masa të reja për çmimet në prill, paralajmëroi Bekteshi

Masa të reja për çmimet në prill, paralajmëroi Bekteshi

Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot, pas vizitës në një market të Shkupit, së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe drejtorin e Inspektoratit shtetëror të tregut (ISHT), Goran Trajkovski, paralajmëroi se me siguri në prill do të pasojnë masa të reja për ulje të çmimeve.

Siç theksoi Bekteshi, analizat po bëhen në baza dtore dhe nuk do të lejohet kurfarë përfitimi, e aq më pak kriza të jetë në kurriz të qytetarëve.

Ministri i Ekonomisë, Keshnik Bekteshi sot kumtoi se në fillim të javës së ardhshme do të sillen vendime për çmimet e sheqerit, vezëve dhe orizit.
foto: print skrin

"Ministria e Ekonomisë do të përgatisë informatë për çdo prodhim dhe në pajtim me atë do të krijohen masa të reja të cilat do të pasojnë me siguri në prill. Masat do të jenë të kahëzuara drejt ekonomisë dhe qytetarëve", tha Bekteshi.

Sipas tij, me kujdes po ndiqen të gjitha ngjarjet me çmimet, posaçërisht të produkteve ushqimore.

Bekteshi edhe një herë u bëri thirrje prodhuesve dhe importusve të fillojnë me uljen e çmimeve, duke përmendur se në atë a]rast do të ketë hapësirë edhe shteti t'u dalë në ndihmë me mbështetje, në mënyrë që ta ruajnë dhe rrisin konkurrencën.

"Kompani me përgjegjësi shoqërore si ato nga industria e qumështit duhet të mbështeten në mënyrë që të rritet konkurrenca e tyre, përse të mos fillojnë me investime për krijim të vendeve të reja të punës dhe eksport më të madh", theksoi ministri. ab/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR