Markanen është lojtari me përparimin më të madh këtë sezon në NBA
- Basketbollisti finlandez Lauri Markanen është përzgjedhur si lojtari që është përmirësuar më së shumti gjatë këtij sezoni në ligën NBA.

Nju Jork, 25 prill 2023 (MIA) – Basketbollisti finlandez Lauri Markanen është përzgjedhur si lojtari që është përmirësuar më së shumti gjatë këtij sezoni në ligën NBA.
Markanen, i cili mori thirrjen e tij të parë në All-Star këtë sezon, rriti mesataren e tij personale me pothuajse 11 pikë për lojë dhe pati efektin prej 25.6 pikësh, 8.6 kërcimesh dhe 1.9 asistimesh.
Finlandezi është ndërkombëtari i shtatë që fiton çmimin, duke u bashkuar me Paskal Siakam, Janis Adetokumbo, Goran Dragiq, Boris Diav, Hedi Turkoglu dhe George Mureshan. ls/
Foto: Fesjbuk