• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq: Uroj për suksesin e fituesve, do të investoj në reformat në LSDM

Mariçiq: Uroj për suksesin e fituesve, do të investoj në reformat në LSDM

Shkup, 9 maj 2024 (MIA) - Votuesit e Maqedonisë mbrëmë kanë zgjedhur presidenten e shtetit dhe 120 deputetë në shtëpinë ligjvënëse. I urojë fituesit për suksesin e tyre, ndërsa qytetarët dhe institucionet për zgjedhjet e qeta dhe demokratike. Qeveria e re ka ka mjaftueshëm vota dhe mbështetje nga qytetarët për të vazhduar reformat evropiane, por për tu mos u larguar nga rruga e integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal, diçka që u promovua dhe u premtua publikisht prej tyre në disa raste. Ne, si socialdemokratë, si politikanë përparimtarë dhe parimorë, lëmë pas një shtet më të mirë se ai që gjetëm, por jo mjaftueshëm të mirë për pritjet e qytetarëve", ka shkruar zëvendëskryeministri Mariçiq në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai shtoi se LSDM-ja si opozitë do të jetë përsëri këtu për nevojat e zhvillimit, për të iniciuar por edhe për të mbështetur atë që u nevojitet qytetarëve.

"Unë personalisht, me të gjithë kapacitetin tim, me gjithë energjinë time, përkushtimin dhe dijen time do të investojë në rimëkëmbjen dhe reformat e LSDM-së si parti që sinqerisht e dua dhe që i përkas me krenari, sepse në këtë moment kauzat për të cilat i kam, gjatë gjithë jetës time kam luftuar, ata janë të kërcënuara dhe me themel dhe bazë të dobësuar", theksoi Mariçiq.

Ai shtoi se nuk ka kompromis sa i përket nxitjes së tij për të vazhduar me reformat evropiane për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, shfrytëzimin e mundësive evropiane, solidaritetin, bashkëpunimin dhe respektimin e diversitetit. 

"Do të veproj me mendje, me arsye, me dashuri dhe me përkushtim për një Maqedoni më të mirë evropiane, për LSDM-në, ndërsa nuk ndalet. Falënderoj të gjithë kolegët nga Qeveria, nga partia, nga shoqëria civile dhe nga sektori i biznesit me të cilët pata mundësinë të bashkëpunoj në shtatë vitet e fundit", ka shkruar Mariçiq. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR