• e diel, 06 tetor 2024

Mariçiq: Opozita të mendojë mirë dhe ta mbështesë procesin e integrimit evropian, na duhet të ecim përpara sa më shpejtë

Mariçiq: Opozita të mendojë mirë dhe ta mbështesë procesin e integrimit evropian, na duhet të ecim përpara sa më shpejtë

Shkup, 1 shtator 2023 (MIA) - Nuk duhet opozita të kërkojë arsye për pritje, na duhet të shkojmë përpara sa më shpejtë, të bëhemi pjesë e BE-së në vitin 2030, tha sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar i LSDM-së dhe zëvendëskryeministër, Bojan Mariçiq. 

"Nuk duhet opozita të kërkojë shkaqe për pritje se mund të kemi propozim më të mirë ose se Bullgaria do të përmbushë diçka që nuk ka përmbushur 20 vite. Nuk duhet ne të lidhemi me hapa të cilët varen nga të tjerët. Neve nuk na duhet kjo. Neve na duhet të ecim përpara sa më shpejtë, duam që në vitin 2030 të qëndrojmë bashkë me shtete e tjera anëtare të cilat do të hyjnë në BE", tha Mariçiq në TV 21.

Sipas tij, "ajo që shitet nga opozita, ne vetëm të presim", do ta zbrazë shtetin nga të rinjtë dhe do ta shkatërrojë shpresën për BE. 

Mariçiqi tha se deri më tani ishim të shkelur nga pritja e tillë dhe u bëmë anëtare e NATO-s 10 vjet më vonë se sa që duhej, ndërsa e humbën edhe mundësinë që të bëhemi pjesë e BE-së, pasi bashkë me Kroacinë morëm statusin e kandidatit. 

"Kroacia tashmë 10 vjet është anëtare, të rinjtë tanë tani shkojnë të punojnë atje. Ne nuk duam të tejkalohemi përsëri. Po bëjmë përpjekje që t'ia sqarojmë VMRO-DPMNE-së se qëndrimet politike sjellin pasoja për të tashmen dhe të ardhmen. Patëm mjaftueshëm përvojë gjatë 30 viteve të kaluara, çka duhet, e çka nuk duhet të bëjmë", tha Mariçiq.

Ai pyeti se si do tu sqarojmë të rinjve kur në vitin 2030 shtetet e tjera do të hyjnë në BE se Maqedonia e Veriut nuk bëhet anëtare për shkak të kapriçove politike të udhëheqësisë së tanishme të VMRO-DPMNE-së që të mos përfshihen disa bashkësi në preambulë. Ai shtoi se nuk duhet opozita të bëhet parti e izolimit.

Sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar i LSDM-së e komentoi edhe letrën e Trajko Veljanoskit të publikuar sot. 

"Rregullorja është shumë e qartë. Nuk dua të diskreditoj askënd, megjithatë, Trajko Veljanovski është njeriu i cili shumë shpesh i shkelte të gjitha rregullat në Kuvend, e dimë që gjashtë muaj nuk lejonte të formohet shumicë e re parlamentare, mandati i tij karakterizohet me incidente parlamentare. Nuk mendoj se është njeriu i duhur që të japë vlerësim për rregulloren ose si është rregullorja", thotë Mariçiq. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR