• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Maqedonia", Maqedonia e Veriut dhe Prespa në fokus të mediumeve greke

Athinë, 10 maj 2024 (MIA) - Në përdorimin e emrit "Maqedoni", pa përcaktimin "E Veriut", në respektimin e Marrëveshjes së Prespës, por edhe në qëndrimin e Greqisë pa çështjen konkrete, theksin e vendosin disa nga mediumet greke në analizat pas burimeve të pardjeshme tek ne, pas fitores bindëse të VMRO-DPMNE-së dhe ndryshimit në skenën politike, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Gazeta "Ta nea" në tekstin nën titull "Obligimi i tyre është respektimi strikt i Marrëveshjes së Prespës" shkruan se "Athina me interesim të shtuar dhe qetësi e ndjekë ndryshimin në skenën politike në Shkup", ndërsa burime diplomatike greke thanë se zgjedhjet janë proces demokratik "rezultati i të cilave do të respektohet, çfarëdo që të jetë", ndërsa në të njejtën kohë nënvizuan se "pozicionet mjaft minuese në rpaort me Marrëveshjene  Prespës, të cialt publikisht u shprehën në periudhën parazgjedhore nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski nuk mbetën pa u vërejtur dhe në asnjë rast nuk i përmbushin kërkesat e Athinës".

"Obligim i Shkupit është ta respektojë Marrëveshjen e Prespës, vërejnë qarqet diplomatike nga Greqia, duke cekur se Maqedonia e Veriut pa dyshim është vend i rëndësishëm në rajonin më të gjerë me të cilin dëshirojmë të kemi marrëdhonie të mira fqinjësore dhe të cilin e mbështesim në raport me perspektivën e saj evropiane", shkruan "Ta nea".

Gazeta transmeton edhe burime diplomatike nga Shkupi, "të cialt e hedhin poshtë mundësinë që VMRO-DPMNE ta vendosë në rrezik respektimin e asaj që është prëfshirë në tekstin e Marrëveshjes së vitit 2018 mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut".

"Kushdo që është në pushtet, Marrëveshja e Prespës do të respektohet në tërësi, vlerësojnë nga Shkupi, dike potencuar se fare nuk është e rastësishme që në tekst të Marrëveshjes së Prespës nuk ka klauzolë që përmendë afat vlefshmërie. "Kjo do të thotë se Marrëveshja e Prespës është nënshkruar dhe është këtu për të mbetur", vërejnë burimet e njejta diplomatike, shkruan "Ta nea".

gazeta "Katimerini" i transmeton hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve, duke folur për inaugurimin e presidentes së te të dielën, duke komentuar se atëherë do të shihet nëse raportet me Athinën "do të vazhdojnë të lëvizin në klimë të matur ose do të fillojë periudha e re e trazirave, me Shkupin të hapë front të ri me Greqinë në momentin kur përçarja me Bullgarinë e rrezikon perspektivën evropaine të Maqedonisë së Veriut".

Njejtë si "Ta nea" edhe "Katimerini" transmeton burime diplomatike greke të cilat jozyrtarisht potencuan se pushteti i ri në Shkup "ka për obligim ta respektojë në mënyrë strikte Marrëveshjen e Prespës e cila është marrëveshje ndërkombëtare, e cila prodhon obligim për vendin fqinj dhe është parakusht për zhvillim të rrjedhës së saj evropiane".

Eksperti dhe analisti për çështje ndërkombëtare, profesori Konstantinos Filis, duke folur për televizionin grek Antena theksoi se marrëdhëneit mes dy vendeve "fillojnë nga zeroja".

"Ky është realiteti, sepse kemi Qeveri e cila është armike e Marrëvehsjes së Prespës, e cila ka kërcënuar se do të tentojë ta torpedojë. Kjo nuk është lehtë. Flasim për marrëveshje ndërkombëtare dhe marrëveshjet e këtilla anulohen vetëm me pajtim të të dy shteteve. Greqia madje do të mund ta çojë Maqedoninë e Veriut para gjykatës ndërkombëtare në rast të mospërmbushjes së obligimeve apo anashkalimti të disa pjesëve të Marrëveshjes", theksoi Filis.

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale tek ne prej dje janë një nga temat kryesore në mediumet në Greqi, të cialt transmetojnë qëndrime, deklarata dhe analizojnë çfarëdo lloj qëndrimi të Athinës zyrtare, përderisa, siç kumtoi dje MIA, zëdhënësi i Qeverisë greke, pavlos Marinakis në brifingun e rregullt me gazetarë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Jorgos Gerapetritis në një intervistë për radio, dilën me qëndrim për ndryshimin në skenën politike.

Marinakis, në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, theksoi se presi që pari t'i dëgjojnë pozicionet e Qeverisë së re në Shkup, e më pas do të komentojnë, përderisa, ndërkaq, Gerapetritis, duke folur prë "Skaj" shfaqi shpresë se Qeveria e re e VMRO-DPMNE-së nuk do të bëjë ndryshime në politikën e jashtme, por edhe se vendi do ta vazhdojë rrugën e vet evropiane. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR