• e shtunë, 29 qershor 2024

Manev: Të gjithë e kemi një qëllim, rezultat më të mirë kundër Kroacisë

Manev: Të gjithë e kemi një qëllim, rezultat më të mirë kundër Kroacisë

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll nesër do të udhëtojë drejt Rijekës, ku të hënën e pret ndeshja miqësore kundër Kroacisë.

Në prag të udhëtimit në Kroaci dhe ndeshjes kundër reprezentacionit të bronztë nga Botërori 2022, si dhe duelit kontrollues kundër Çekisë më 10 qershor, pritjet e tij i prezantoi lojtari mbrojtës, Jovan Manev.

"Jam i lumtur që jam me bashkëlojtarët e mij dhe shabin profesional. Kur luhet kundër reprezentacioneve siç janë Kroacia apo Çekia, seleksione të cilat përgatiten për Kampionat evropian, motivimi është në nivelin më të lartë. Shpresoj se do të jenë test -ndeshje të shkëlqyeshme për ne për sfidat të cilat  na presin në shtator", tha Manev.

Ai theksoi se të gjithë në taborrin e seleksionuesit Bllagoja Milevski kanë të njejtin qëllim, të arrijnë rezultat të mirë në Kroaci.

"Kur luhet për reprezentacion, nuk ekziston kursimi, fokusi është i prnaishëm vazhdimisht dhe kur jemi të tubuar, nuk ka gjë tjetër më të rëndësishme. Të gjithë jemi këtu me të njejtin qëllim, të arrijmë rezultat të mirë", theksoi Manev në deklaratë për faqen zyrtare të FFM-së. ab/

Foto: FFM

 

QËNDRONI TË LIDHUR