Klopi do të mund ta zëvendësojë Simeonen në Atletiko
- Ish-trajneri i Liverpulit, Jirgen Klopi, do të mund ta drejtojë Atletiko Madridin.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:12, 19 nëntor, 2024

Madrid, 19 nëntor 2024 (MIA) - Ish-trajneri i Liverpulit, Jirgen Klopi, do të mund ta drejtojë Atletiko Madridin.
Sipas "Relevo", drejtuesit kanë zgjedhur Klopin kandidat prioritar në rast të largimit të trajnerit aktual të skuadrës Diego Simeone, i cili drejton madrilenët që nga viti 2011.
Klopi këtë verë u largua nga Liverpuli. Gjermani paraprakisht ka drejtuar Borusia Dortmundin dhe Majncin.
Pas xhiros së 13-të, Atlétiko është i treti në La Liga spanjolle me 26 pikë.
Foto: EPA