Makroni nuk e pranoi dorëheqjen e Atalit
- - Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot kërkoi nga kryeministri Gabriel Atal për momentin të qëndrojë në funskionin e tij për shkak të stabilitetit të vendit, njoftoi Pallati i Eliseut.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:42, 8 korrik, 2024
Paris, 8 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot kërkoi nga kryeministri Gabriel Atal për momentin të qëndrojë në funskionin e tij për shkak të stabilitetit të vendit, njoftoi Pallati i Eliseut.
Më herët, Atal mbërriti në Pallatin e Eliseut për të dhënë dorëheqje pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare, në të cilat aleanca e qendrës nuk arriti të ruajë shumicën.
Atal njoftoi se nëse Makroni nuk pranon dorëheqjen e tij, ai do të vazhdojë të kryejë funksionin e kryeministrit teknik derisa të përcaktohet pasardhësi i tij në marrëveshje me shumicën e re parlamentare.
Ai është kryeministër i Francës nga janari i këtij viti, pas rikonstruimit të Qeverië dhe shkarkimit të Elizabet Born nga funksioni i kryeministres. qa/fc/
Foto: Arkivi i MIA-s