• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në BeH sot mbahen zgjedhje lokale, përveç në pesë komuna të FBeH-së për shkak të vërshimeve

Në BeH sot mbahen zgjedhje lokale, përveç në pesë komuna të FBeH-së për shkak të vërshimeve

Sarajevë, 6 tetor 2024 (MIA) - Në Bosnjë e Hercegovinë sot mbahen zgjedhje lokale, të tetat që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1992, në të cilat zgjedhen udhëheqës të komunave dhe kryetarë të qyteteve, si dhe këshillat dhe kuvendet e komunave dhe qyteteve në 143 bashkësi lokale - 111 komuna, 32 qytete dhe qarkun Bërçko, që është njësi e veçantë administrative.

Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në listën zgjedhore të Bosnjë e Hercegovinës është 3,4 milionë.

"Komisioni qendror zgjedhor (KQZ) i Bosnjë e Hercegovinës dje vendosi për shkak të vërshimeve katastrofike t'i shtyjë zgjedhjet në katër komuna të FBeH-së - Jabllanicë, Konjicë, Kiseljak, Kreshevë, ndërsa sot edhe në tërë komunën Fojnicë. Zgjedhjet në këto komuna do të mbahen kur të përmbushen kushtet", kumtoi KQZ i BeH-së.

Heshtja zgjedhore në BeH, që filloi dje në mëngjes, zgjatë deri në mbylljen e vendvotimit të fundit sonte në orën 19.

Në zgjedhje marrin pjesë 110 parti politike, 386 kandidatë janë për udhëheqës dhe kryetarë komunash. Mbi 25.700 kandidatë do të luftojnë për vende të deputetëve në kuvendet e bashkësive lokale.

Shpenzimet e pritura për zgjedhjet janë 9,7 milionë euro.

Nga 386 kandidatë për shefa dhe kryetarë komunash në BeH, vetëm 29 janë gra apo 7,5 për qind. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR