• e hënë, 23 dhjetor 2024

Netanjahu: Izraeli e ndryshoi raportin e forcave në veri dhe ka për detyrë t'i kundërpërgjigjet Iranit

Netanjahu: Izraeli e ndryshoi raportin e forcave në veri dhe ka për detyrë t'i kundërpërgjigjet Iranit

Tel-Aviv, 6 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu deklaroi se Izraeli e ndryshon balancin e forcave në veri dhe se ka "për detyrë" t'i kundërpërgjigjet Iranit dhe se atë do ta bëjë, transmetoi "Tajms of Izrael".

Netanjahu ishte decid se Izraeli do t'i kundërpërgjigjet Iranit për sulmin e së amrtës me mbi 180 raketa balistike.

"Irani dy herë lansoi qindra predha në territorin tonë dhe qytetet tona - sulmet me raketa balistike janë ndër më të mëdhatë në histori. Izraeli ka për detyrë dhe të drejtë të mbrohet dhe t'u kundërpërjgigjet këtyre sulmeve dhe ne do ta bëjmë këtë", tha netanjahu në video deklaratë.

Ai shtoi se armata izraelite ka shkatërruar shumë rezerva raketore të Hezbollahut, ndërkaq tani po i shkatërron edhe tunelet e hezbollahut në afërsi të kufirit me Izraelit.

Kryeminsitri izraelit tha edhe se armata ende nuk ia mënjanuar kërcënimet, "është e qartë se rrjedha e luftës ka ndryshuar". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR