• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Franca do të jetë nikoqire e konferencës humanitare për Libanin

Franca do të jetë nikoqire e konferencës humanitare për Libanin

Paris, 6 tetor 2024 (MIA) - Franca gjatë këtij muaji do të jetë nikoqire e konferencës ndërkombëtare, qëllimi i së cilës është të mundësojë grumbullim të ndihmës humanitare për Libanin dhe të kontribuojë për përforcim të sigurisë në pjesën jugore të vendit, deklaroi sot presidenti francez, Emanuel Makron.

"Në disa javët e ardhshme do të mbajmë konferencë të kahëzuar drejt lehtësimit të ndihmës humanitare, mbështetje të komunitetit ndërkombëtar dhe mbështetje për forcat libaneze të sigurisë për përforcim të sigurisë atje, posaçërisht në Libanin jugor", tha Makron pas takimit të përfaqësuesve të frankofonisë - vende në të cilat flitet gjuha franceze - që u mbajt në Paris.

Në dy javët e fundit Izraeli filloi me bombardime intensive në Liban dhe në këtë vend dërgoi ushtarë, pas pothiajse një viti konflikt me grupin militant Hezbollah.

Luftimet paraprakisht ishin kryesisht të kufizuara në rajonin kufitar izraelito-libanez dhe u zhvilluan paralelisht me luftën njëvjeçare të Izraelit në Gazë kundër grupit palestinez Hamas. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR