• e hënë, 22 korrik 2024

Makron: Franca është e gatshme për Lojërat olimpike

Makron: Franca është e gatshme për Lojërat  olimpike

Paris, 22 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron gjatë vizitës së sotme në Fshatin olimpik tha se Parisi është i gatshëm të bëhet nikoqir i Lojërave olimpike.

"Jemi të gatshëm dhe do të jemi të gatshëm gjatë Lojërave", potencoi Makron.

Paraprakisht, ministri francez i Punëve të Jashtme Zherlad Darmanen deklaroi se disa ditë para fillimit të Lojërave olimpike në Paris janë zbatuar një milion hetime administrative dhe u konfirmua se 4.355 persona do të mund të paraqesin kërcënim.

Hulumtimet e sigurisë janë zbatuar për të gjithë personat, për të cilët në ndonjë mënyrë do të marrin pjesë në LO nga 26 korriku deri 11 gusht dhe në Lojërat paraolimpike nga 28 gushti deri 8 shtator. Janë kontrolluar sportistë, trajnerë, gazetarë, vullnetarë, sigurimi privat, madje edhe qytetarët, të cilët jetojnë në afërsi të mbajtjes së ceremonisë së hapjes së LO-ve.

Rreth 35.000 policë dhe xhandarë dhe 18.000 ushtarë francezë do t'i sigurojnë Lojërat olimpike çdo ditë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR