• e enjte, 06 mars 2025

Mëngjesi i kthjellët dhe më i ftohtë, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht i ngrohtë

Mëngjesi i kthjellët dhe më i ftohtë, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht i ngrohtë

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) – Moti sot – mëngjesi i kthjellët dhe më i ftohtë, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -5 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 19 gradë.

Në Shkup, në mëngjes ftohtë, ndërsa gjatë ditës relativisht ngrohtë me erë të lehtë veriore. Temperatura minimale do të bie deri -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 18 gradë. 

DPHM njoftoi se në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e motit kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë me temperatura më të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të rriten dhe do të jenë dukshëm më të larta në fund të javës së punës kur në disa vende do të tejkalojnë 20 gradë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR