Takim i presidentes Siljanovska-Davkova me përfaqësues të Arkivit shtetëror: E kam të afërt logjikën që Arkivi të kthehet në shtëpinë e vet të kaluar
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova i priti prof.dr. Natasha Kotlar-Trajkovën, drejtoreshë e Arkivit shtetëror dhe mr. Marjan Gijovskin, udhëheqës i sektorit për hulumtim, bashkëpunim ndërkombëtar dhe vendor.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:40, 5 mars, 2025

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova i priti prof.dr. Natasha Kotlar-Trajkovën, drejtoreshë e Arkivit shtetëror dhe mr. Marjan Gijovskin, udhëheqës i sektorit për hulumtim, bashkëpunim ndërkombëtar dhe vendor.
Siç kumtuan nga Kabineti i presidentess, drejtoresha Kotlar-Trajkova e njoftoi presidenten Siljanovska-Davkova me kushtet e këqija në të cilat funksionon ky institucion i rëndësishëm shtetëror, si dhe për gjendjen e objektit.
"Do të doja të më kuptoni se Arkivi shtetëror nuk është locuar në vend adekuat. Në vend se të jetë në lokacionin e vet, Arkivi shtetëror është në objekt të njejtë, me dy institucione të tjera. Përveç se në vërshimin në vitin 2018, gjatë të cilit u shkatërrua një pjesë e objektit, çatia ende rrjedhë gjatë secilës reshje të shiut", shtoi drejtoresha Kotlar-Trajkova.
Presidentja Siljanovska-Davkova nga ana e vet theksoi se e ndan mendimin me drejtoreshën e Arkivit për lokacionin e tij.
Arkivi dissponon me mbi 1.300 fonde arkivore dhe 27 përmbledhje të dokumenteve, prej afërsisht 5 milionë mikro-xhirime nga materiali arkivor, si dhe një milion mikro-xhirime dhe rreth 500 mijë kserokope nga materiale të hulumtuara në arkive të huaja, të cilat përfshijnë të dhëna madje nga shekulli i XII-të.
Drejtoresha Kotlar Trajkova theksoi se qëllimi i tyre është Arkivi të shndërrohet në qendër shkencore-hulumtuese.
Në takim, përfaqësuesit e Arkivit shtetëror shprehën dëshirë të kenë anëtar në Këshillin për diasporë, me çka, presidentja u dakordua.
Ata e ftuan presidenten të marrë pjesë në shënimin e ditës së Arkivit shtetëror - 1 Prill, datë në të cilën institucioni zyrtarisht filloi të punojë në vitin 1951. ab/
Foto: Kabineti i presidentes së RMV-së