• e hënë, 23 dhjetor 2024

Më shumë se një milion e gjysmë haxhinjë arritën në Mekë

Më shumë se një milion e gjysmë haxhinjë arritën në Mekë

Mekë, 12 qershor 2024 (MIA) - Autoritetet saudite bëjnë të ditur se më shumë se 1.5 milionë besimtarë kanë arrit në vend për të marrë pjesë në pelegrinazhin vjetor në Mekë që fillon të premten.

Zyrtarët thanë se presin që numri i pelegrinëve gjatë këtij viti të jetë më i lartë se ai në vitin 2023, ku vlerësohet se ka pasur rreth 1.8 milionë njerëz.

Një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, pelegrinazhi në Mekë është një nga pesë shtyllat e Islamit. Nga të gjithë myslimanët kërkohet që ta bëjnë këtë të paktën një herë në jetën e tyre, nëse janë të aftë fizikisht dhe financiarisht. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR