Më shumë se 30 persona kanë humbur jetën në aksidentin e autobusit në Bolivi
- Mbi 30 persona kanë humbur jetën në aksidentin rrugor në Bolivi pasi një autobus ka rënë në humnerë në thellësi prej pothuaj 800 metrave.
- Post By Fami Bajrami
- 13:21, 18 shkurt, 2025
![Më shumë se 30 persona kanë humbur jetën në aksidentin e autobusit në Bolivi](https://mia.mk/images/20250218130438_big_730x400_91.webp )
La Paz, 18 shkurt 2025 (MIA) - Mbi 30 persona kanë humbur jetën në aksidentin rrugor në Bolivi pasi një autobus ka rënë në humnerë në thellësi prej pothuaj 800 metrave.
Në aksident janë lënduar gjithsej 14 persona, prej të cilëve katër fëmijë.
Supozohet se shkaku për aksidentin është tejkalimi i shpejtësisë, për të cilin shkak shoferi ka humbur kontrollin mbi autobusin.
Në aksidentin e trafikut në Bolivi çdo vit humbin jetën nga rreth 1.400 persona. rq/bsh/
Foto: MIA arkiv