• e martë, 26 nëntor 2024

Më shumë se 15 anëtarë të familjes Kenedi do ta mbështesin Bajdenin në zgjedhjet e ardhshme

Më shumë se 15 anëtarë të familjes Kenedi do ta mbështesin Bajdenin në zgjedhjet e ardhshme

Uashington, 18 prill 2024 (MIA) - Më shumë se 15 anëtarë të familjes së famshme të ish presidentit amerikan Xhon Kenedi do ta mbështesin rizgjedhjen e presidentit amerikan, Xhozef Bajden.

Me këtë veprim ata do të tentojnë të ulin legjitimitetin e kandidaturës së Robert Kenedi Xhunior, djalit të gjysmë vëllait të ish presidentit Xhon Kenedi.

“Unë vetëm mund ta imagjinoj se sa i tmerruar do të kishte qenë babai im, Robert Kenedi nga gënjeshtrat dhe sjellja e pabesueshme e Donald Trampit”, tha Keri motra e Kenedi Xhunior duke shtuar se babai i saj angazhohej për “barazi, liritë dhe të drejtat e njeriut siç bën sot presidenti Bajden”.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR