• e diel, 02 shkurt 2025

Boreli i bëri thirrje Izraelit të mbështesë marrëveshjen e propozuar për armëpushim në Liban

Boreli i bëri thirrje Izraelit të mbështesë marrëveshjen e propozuar për armëpushim në Liban

Romë, 26 nëntor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borel sot i bëri thirrje Izraelit që të mbështesë propozimin për ndërprerjen e zjarrit në Liban, duke theksuar se i njëjti ofron garanci për sigurinë për Izraelin.

Duke folur në takimin e ministrave të jashtëm të G7-ës, Boreli theksoi se nuk ka asnjë justifikim për të mos zbatuar marrëveshjen me grupin militant libanez Hezbollah. Ai kërkoi të ushtrohet presion mbi Izraelin për të miratuar marrëveshjen.

Sipas një zyrtari anonim izraelit, Izraeli ka të ngjarë të mbështesë planin e armëpushimit të SHBA-së. Kabineti i sigurisë së Izraelit do të mbajë takim në selinë e Forcave izraelite të mbrojtjes (IDF) në Tel Aviv.

Presidenti amerikan Xho Bajden dhe presidenti francez Emanuel Makron pritet të shpallin marrëveshje armëpushimi brenda 36 orëve të ardhshme, kumtuan zyrtarë të lartë libanezë, transmetojnë mediat perëndimore.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR