• e enjte, 09 janar 2025

"Katimerini": Hristodulidis ia ka prezantuar Bajdenit planin e Qipros për anëtarësimin eventual në NATO

Nikozia, 26 nëntor 2024 (MIA) - Aspektet teorike dhe praktike të planit për anëtarësimin eventual të Republikës së Qipros në NATO kur të krijohen kushtet politike, ia ka prezantuar presidenti i Qipros Nikos Hristodulidis homologut të tij amerikan Xho Bajden në takimin e tyre muajin e kaluar, shkruan gazeta "Katimerini", njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas informacioneve të gazetës, plani i Qipros është “i detajuar, i mirëmenduar dhe afatgjatë i përbërë nga shumë faza dhe tashmë është pranuar nga Uashingtoni", ndërsa qëllimi kryesor është institucionalizimi i marrëdhënieve të Qipros me NATO-n.

Republika e Qipros ka kërkuar nga SHBA-ja të përmbushen tre qëllimet kryesore strategjike: mundësinë e blerjes së pajisjeve mbrojtëse nga Uashingtoni; përmirësimin e mëtejshëm të fushës së trajnimit të përbashkët të anëtarëve të Gardës kombëtare të Qipros në akademitë ushtarake të SHBA-së, ndërsa kërkesa e tretë qipriote, sipas "Katimerinit" është kontributi vendimtar i SHBA-së në modernizimin gradual të kapaciteteve mbrojtëse dhe forcave ushtarake, objekteve dhe mjeteve të Qipros sipas standardeve të NATO-s. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR