Asambleja parlamentare e NATO-s miratoi rezolutën për integrimin e menjëhershëm të Ukrainës në Aleancë
- Anëtaret e Aleancës Veriatlantike duhet të përshpejtojnë procedurën që Ukraina të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur, theksohet në rezolutën e miratuar në seancën plenare të Asamblesë parlamentare të NATO-s.
- Post By Fami Bajrami
- 12:12, 26 nëntor, 2024

Montreal, 26 nëntor 2024 (MIA) - Anëtaret e Aleancës Veriatlantike duhet të përshpejtojnë procedurën që Ukraina të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur, theksohet në rezolutën e miratuar në seancën plenare të Asamblesë parlamentare të NATO-s.
"Asambleja u bën thirrje qeverive dhe parlamenteve të anëtarëve të Aleancës që të intensifikojnë përpjekjet politike dhe praktike që Ukraina të marrë ftesë dhe të bëhet anëtare e 33-të e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur", thuhet në rezolutë, transmeton Ukrinform.
Në Rezolutë bëhet thirrje për rritjen e mbështetjes ushtarake, financiare dhe humanitare për Ukrainën, si dhe furnizim në kohë me municione dhe sisteme moderne të armëve.
Asambleja rekomandon edhe forcimin e sanksioneve drejt Rusisë dhe Koresë së Veriut dhe sigurimin e Ukrainës me raketa me rreze të mesme veprimi për mbrojtje dhe parandalim nga agresioni i mëtejshëm.
Këtë vit, Asambleja parlamentare e NATO-s po mbahet në Montreal të Kanadasë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s