• e premte, 22 nëntor 2024

Më ftohtë në Kodrën e Diellit, më shumë shi gjatë 24 orëve të fundit në Hanet e Mavrovës

Më ftohtë në Kodrën e Diellit, më shumë shi gjatë 24 orëve të fundit në Hanet e Mavrovës

Shkup, 27 mars 2024 (MIA) - Më ftohtë këtë mëngjes është në Kodrën e Diellit, ku në orën 07:30 është matur -2 gradë Celsius, pastaj Hanet e Mavrovës dhe Llazaropole me 0 gradë, Krusheva me dy, Berova dhe Tetova me katër, Kriva Pallanka, Pretoria dhe Prilepi me pesë gradë. Gjashtë gradë është matur dhe në Shkup, tek Zajçev Rid, Petrovec, Ohër, Manastir, Vinicë, Kumanovë, Veles, Kavadar, shtatë në Strumicë, tetë në Shtip dhe 9 gradë në Demir Kapi dhe Gjevgjeli. 

Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) në 24 orët e fundit më shumë shi - 28 litra në metër katrorë ka rënë në Hanet e Mavrovës, pastaj Pozharanë me 27, Lazaropole me 26, Dibër me 23, Tetovë me 16, Ohrë me 10, Kodra e Diellit 8, Krushevë shtatë, Pretoria gjashtë litra në metër katrorë.

Më pak shi ose një litër për metër katror është matur në Vinicë, Veles, Kavadar, Demir Kapi, Prilep, ndërsa një më pak në Shtip dhe Stumicë.

Trashësia e mbulesës së borës në Kodrën e Diellit është shtatë centimetra.

Gjatë natës moti ka qenë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, sidomos në pjesët perëndimore të përcjella me bubullima të rralla. Ka fryrë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Mëngjesin e sotëm do të mbajë mot pjesërisht me vranësira, ku do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi juglindor.

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e përforcuar (mbi 60 km/h) nga drejtimi juglindor, veçanërisht përgjatë Vardarit. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje shiu, të cilat do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima të rralla. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 15 deri në 20 gradë.

Në Shkup mot pjesërisht me vranësira dhe me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 18 gradë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR