Lokateli në Juventus deri në vitin 2028
- Futbollisti i Juventusit dhe i kombëtares italiane, Manuel Lokateli, e ka vazhduar kontratën me klubin nga Torinoja deri në qershor të vitit 2028, raportojnë sot mediat lokale.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:32, 2 nëntor, 2023

Torino, 2 nëntor 2023 (MIA) - Futbollisti i Juventusit dhe i kombëtares italiane, Manuel Lokateli, e ka vazhduar kontratën me klubin nga Torinoja deri në qershor të vitit 2028, raportojnë sot mediat lokale.
Kontrata e mëparshme e Lokatelit me Juventusin ishte deri në verën e vitit 2026.
Lokateli e filloi karrierën në Milano, pas së cilës e veshi fanellën e Sasuolos,ndërsa dy sezonet e fundit luajti si lojtar i huazuar në Juventus para se këtë verë të nënshkruajë kontratë me "Zonjën e Vjetër" këtë verë.
Këtë sezon, Lokateli në dhjetë ndeshje me fanellën e Juventusit shënoi një gol dhe një asistim.
Foto: X