Ibraimi: Jemi të gatshëm ta japim më të mirën nga vetja
- Kampioni i futbollit të Maqedonisë, Shkëndija do të luajë ndeshjen e parë të 1/16 të finales së Ligës së Konferencës së UEFA kundër ekipit turk Samsunspor sonte në orën 21:00. Qytetarët e Tetovës e presin ndeshjen në një atmosferë të shkëlqyer.
Shkup, 19 shkurt 2026 (MIA) - Kampioni i futbollit të Maqedonisë, Shkëndija do të luajë ndeshjen e parë të 1/16 të finales së Ligës së Konferencës së UEFA kundër ekipit turk Samsunspor sonte në orën 21:00. Qytetarët e Tetovës e presin ndeshjen në një atmosferë të shkëlqyer.
"Atmosfera është e shkëlqyer dhe kemi dy fitore, por më e rëndësishme është që jemi gati për sfidën. Presim mbështetje nga tribunat. Ëndrra jonë është realizuar tashmë, por të gjithë duan më shumë. Jemi gati të japim më të mirën tonë", tha kapiteni i Shkëndijës së Tetovës, Besart Ibraimi.
Kualifikimi në plejofin e Ligës së Konferencës është një sukses i madh për Shkëndijën e Tetovës. Ndeshja do të luhet në Arenën Kombëtare "Todor Proeski" duke filluar nga ora 21:00. mb/
Foto: EPA