• e martë, 17 shkurt 2026

LOD2026: Zvicerani Mejar e ka fituar medaljen e arit në slalom

LOD2026: Zvicerani Mejar e ka fituar medaljen e arit në slalom

Bormio, 16 shkurt 2026 (MIA) - Skijatori zviceran Loik Mejar është fituesi i arit olimpik në slalom, duke e fituar medaljen e tretë në Lojërat Olimpike Dimëtore (LOD) 2026.

Mejar paraprakisht fitoi medalje argjenti në kombinim ekipor, si dhe bronzë në veleslalom.

Medaljen e argjentë në garën e sotme slalom në Bormio e fitoi austriaku Fabio Gshtrajn, ndërsa norvegjezi Henrik Kristofersen (+1,13) e fitoi medaljen bronzë.

Kampioni olimpik nga Lojërat Dimëtore në Pekin 2022, francezi Klement Noel, nuk e përfundoi garën, ndërsa pa plasman mbeti edhe norvegjezi Atle li Megrat. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR