• e martë, 17 shkurt 2026

FIFA e shqetësuar për interesin e ulët për Kupën e Botës 2026

FIFA e shqetësuar për interesin e ulët për Kupën e Botës 2026

 Cyrih, 17 shkurt 2026 (MIA) - Asociacioni botëror i futbollit (FIFA) është gjithnjë e më i shqetësuar për mungesën e interesit për Kupën e Botës 2026, raporton "The Touchline".

 Katër muaj para turneut, shumë bileta mbeten të pashitura dhe madhësia e ngjarjes nuk përmbush nivelin e pritur të interesit nga spektatorët dhe tifozët. Kjo ngre pyetje për FIFA-n. Organizata nuk mund ta shpjegojë interesin e ulët për turneun, pavarësisht se 48 vende marrin pjesë për herë të parë.

 Kupa e Botës 2026 do të mbahet nga 11 qershori deri më 19 korrik në ShBA, Meksikë dhe Kanada. 48 ekipet janë të ndara në 12 grupe me nga katër ekipe.

 Ekipi kombëtar i Maqedonisë  në gjysmëfinale nga barazhi më 26  mars do të përballet me Danimarkën në terrenin mysafir.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR