• e martë, 17 shkurt 2026

Flik: Zhirona e meritoi fitoren, ne ishim shumë të dobët

Flik: Zhirona e meritoi fitoren, ne ishim shumë të dobët

Barcelonë, 17 shkurt 2026 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Hans-Diter Flik u përqëndrua në humbjen (1:2) nga Zhirona mbrëmë në kuadër të xhiros së 24-të të Kampionatit spanjoll në futboll.

"Kemi bërë shumë gabime. Pozicionimi i ynë ishte shumë i keq, posaçërisht në qendër të fushës. Kemi lënë shumë hapësirë dhe nuk kemi kryer presion. Ishim shumë të hapur dhe kemi pranuar shumë gola. Mendoj se Zhirona e meritoi këtë fitore. Ishim shumë të dobët, posaçërisht në mbrojtje dhe në tranzicion. Do t'i jap ekipit dy ditë pushim. Lojtarëve u nevojitet. Ata janë shumë të lodhur dhe kjo vërehet. Ju dhash pushim, pasi duhet të mbushen me energji. Kur të kthehen, do të tentojmë të përmirësohemi. Futbollistët janë shumë të lodhur dhe kjo është normale. Në kushte tjera, do të ishte një ndeshje krejtësisht tjetër. Gabimet ndodhin pasi u mungon freskia. Na duhet më shumë dëshirë për fitore", tha Flik.

Ai e komentoi edhe referimin.

"Të gjithë e panë se çka ka ndodhur me golin e dytë...Por, nuk mund të flas asgjë për gjyqtarët. Ndoshta do të luftoja më fuqishëm apo do të flisja më shumë për referimin nëse luanim mirë, por sot ishim aq të dobët. Zhirona e meritoi fitoren, ndërsa rezultatii ishte logjik. Nuk ka pretekste. Gjyqtarët e punojnë punën e tyre. Ndonjëherë ata nuk arrijnë, por para së gjithash, duhet të shikojmë veten. Ndonjëherë gjyqtarët janë në nivelin e njëjtë si ne...respektivisht jo në nivel të lartë", tha trajneri gjerman.

Barcelona e pësoi humbjen e dytë me radhë. Ata janë në vendin e dytë në tabelë të kampionatit spanjoll me 58 pikë pas 24 ndeshjeve, dy më pak se lideri Reali i Madridit. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR